Historia e Sonia Kërtallit, vajzës shqiptare të lindur në Savona, në përpjekje për të studiuar kancerin

 Historia e Sonia Kërtallit,  vajzës shqiptare të lindur në Savona, në përpjekje për të studiuar kancerin

Sonja Kërtalli

Sonia është vajza e dy prindërve shqiptarë, me saktesisht nga qyteti i vogel i Shijakut (Eva Laçi dhe Arben Kertalli)  të cilët u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve 1990, në bordin e anijes “ Iliria”. Siç e tregon edhe ajo vetë.

«Babai im  mbërriti në Itali në Mars 1991 dhe zbarkoi në Brindisi me anijen" Iliria ". Disa muaj më vonë mbërriti edhe nëna ime.  Babai im një ish- balerin, mamaja një e diplomuar për inxhinieri mekanike , degë të cilën ajo nuk pati mundësi ta zgjidhte vetë, por e imponuar nga shteti duke qënë se i ati i saj ishte një kundërshtar i regjimit,  përfunduan në Liguria për të punuar në hotele dhe restorante. Më 13 dhjetor 1995, në Savona, linda unë. Vitin tim të parë, megjithatë, e kalova në Shqipëri me gjyshërit. Disa vjet më vonë lindi vëllai im. Ai tani është  në një shkollë e mesme gjuhësore, ndërsa unë jam një studente doktorature në BSIO, Shkolla e Onkologjisë Integruese të Berlinit, një shkollë e përbashkët doktorature me Charité dhe institucione të tjera kërkimore të tilla si Max Delbrück Center. Nëse unë kam arritur deri këtu, kjo është në sajë të sakrificave të tyre dhe vendosmërisë së tyre, veçanërisht nënës time, së cilës Universiteti i Genova-s nuk i njohu kurrë provimet e saj.”.

Sonia, megjithëse studente në një nga programet më të vështira të studimit, nuk harron të falënderojë familjen e saj, për arritjet e saj dhe sakrificat e shumta që ata kanë bërë për të.

“Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të punoj, gjithmonë kam qenë në gjendje t’i përkushtohem librave falë mbështetjes së tyre dhe bursave që kam marrë ndër vite. Që kur kam qenë e vogël kam thënë që puna ime e ëndrrave është  të bëhem një studiuese shkencore. Nuk e di se ku i kam dëgjuar ato fjalë në atë kohë, por gjithmonë kam besuar në to dhe tani jam  këtu jam ”.

Sonia Kertalli bën një punë shumë të rëndësishme në Gjermani. Së bashku me kolegët e saj ajo përpiqet të kuptojë se si përhapen metastazat dhe pse ato bëhen  gjithnjë e më agresive ndërsa evoluojnë.

Vendimi i saj në Gjermani filloi shumë më para se të fillonte studimet për dioktoraturë, fillimisht ajo u largua me programet të bursave studentore Erasmus+.

"Unë përfundova Trienalen në bioteknologji mjekësore dhe farmaceutike në Genova, por 6 muajt e fundit i kalova në Universitetin Mjekësor të Leipzig falë një burse Erasmus +. Kështu që gjatë Erasmus në Leipzig fillova të përgatitesha për provimin IELTS,  për të marrë  më pas një çertifikim dhe përmes një portali në internet kërkova  programe Master jashtë vendit. Kështu që gjeta  mundësinë për të ndjekur një master në Mjekësinë Molekulare në Charité, spitali universitar të Berlinit, në të cilin janë të lidhur Humboldt dhe Freie Universität. Unë u diplomova në 2019, por nuk ndalova me aq dhe fillova të ndjek PHD. Në laboratorin kërkimor ku kam shkruar temën e magjistraturës kam filluar të bëj doktoraturën time ».

Studimet e Sonias, janë tejet të rëndësishme për të ardhmen e mjekësisë dhe luftën kundër kancerit, duke u bërë shpresë për të gjithë ata të cilët luftojnë me sëmundjen e rëndë, jo rrallëherë me pasoja fatale.

 “Me kolegët e mi, ne përpiqemi të identifikojmë elementët kryesorë dhe mekanizmat e veprimit të metastazave, pra fenomenin me të cilin qelizat kanceroze lëvizin nga zona ku janë formuar në pjesë tjera të trupit. Teknologjitë e reja na lejojnë të kuptojmë më mirë bazën gjenetike të kancerit, por të kuptuarit e ndryshimeve gjenetike të cilat shkaktojnë zhvillimin e tumoreve, duke i bërë ata më agresivë dhe rezistentë ndaj trajtimit mbetet një sfidë e madhe. Qelizat metastatike shkëputen nga një tumor primar, lëvizin në gjak ose enë limfatike dhe formojnë një tumor të ri sekondar në organet ose indet e tjera. Pra, nuk ka më vetëm një tumor për të mposhtur, por më shumë se një dhe disa herë  më agresiv. Në veçanti, kanceri i mushkërive, një nga kanceret më të zakonshëm në Perëndim. Ne duam të kuptojmë mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të përhapjes së kancerit nga mushkëritë në organet e tjera. Ne jemi të interesuar të kuptojmë, mekanizmat molekularë që qëndrojnë në themel të përhapjes së kancerit të mushkërive në organet e frymëmarrjes . Në ditët e sotme, teknologjitë e reja kanë bërë të mundur që të kuptohet më mirë baza gjenetike e kancerit, por ndryshimet thelbësore gjenetike që përcaktojnë evolucionin e tumorit duke e bërë atë gjithnjë e më agresiv dhe më rezistent ndaj terapive në dispozicion mbetet një sfidë e madhe. E gjithë ky informacion  lejon identifikimin e pacientëve me rrezik të lartë bazuar në shkallën e sëmundjes, ashtu edhe krijimin e terapive ».

E pyetur se përse zgjodhi Gjermaninë në vend të Italisë apo Shqipërisë ajo tregon se fillimisht ishte një hap pozitiv profesionalisht, por që të ardhme nuk i dihet asnjëherë.

Në Leipzig pata mundësinë të plotësoja tezën time duke kryer eksperimente specifike dhe mësova teknika të reja. Në Itali kisha pasur një përgatitje të shkëlqyeshme teorike, por jo nuk pata mundësinë të punoja në laborator pa frikën e gabimeve sepse nëse do të kisha humbur një reagens nuk do të kishte asnjë tjetër. Jo se ishte faji i Universitetit të Genova-s, por situata, viti akademik 2016/17, ishte ajo e një praktikanti. Ishte ndjenja e të qenit në gjendje për të marr vendime dhe të  rriturit profesionalisht që më bindi të qëndroj në Gjermani. Këtu paguhen praktikat, e cila është e paimagjinueshme në Itali dhe investimet publike në kërkime bazohen si në fondet institucionale, ashtu edhe falë Deutsche Forschungsgemeinschaft (DFG). Gjithsesi nuk e di nëse do të qëndroj përgjithmonë në Gjermani. Jam në një fshat të vogël të quajtur Varigotti, një parajsë në tokë. Italia është vendi që më formoi në aspektin arsimor dhe duhet ta pranoj që ne italianët po fillojmë me një  plus më shumë në saj të provimeve dhe përgatitjes akademike, shumë më e fortë, por nuk do të ishte keq të fillojmë një rrugë kërkimi shkencor në Shqipëri, një komb i madh që po zhvillohet dhe që mund të synojë më lart. Njoh shumë shqiptarë, fëmijë emigrantësh ose emigrantë, të cilët kanë të njëjtën ambicie si unë, të cilën do të ishte mirë ta përqendronim në vendin tonë të origjinës ".

Sonia, njohëse e katër gjuhëve të huaja, e rritur në një ambient bilingual e konsideron veten me fat, sepse për të ka disa vende të cilat ajo mund ti quaja si shtëpi.

 “Unë prej tre vitesh jetoj në Berlin dhe ndihem si në shtëpinë time. Sipas mendimit tim,  shumë në fillim e quajnë atë një qytet port, ku shumë qëndrojnë vetëm për një periudhë dhe më pas largohen, por në  aspektin profesional është një qytet që ofron shumë dhe  ofron siguri, qoftë edhe në orët e vona kur kthehemi në shtëpi. Unë kam një nivel të mirë të gjermanishtes, por ende jam duke e mësuar. Sidoqoftë, jam rritur si një persona me dy gjuhë mëmë, sepse në shtëpi prindërit më flisnin gjithmonë shqip dhe italishten jashtë. Me kalimin e viteve, kopshti dhe shkolla, gjithçka u bë më e lehtë. Përgjegjësia imë për të treguar më të mirën në të dy ambientet më bëri të të ndihesha e veçantë. Kam marrë shtetësinë italian 10 vitesh, fakti që kisha lindur në Savona nuk kishte rëndësi, unë duhej të prisja që një nga prindërit e mi të bëhej Italian, ose të isha resident për 10 vite në të njëjtën komunë për të marrë shtetësinë. Deri në atë moment kisha leje qëndrimi. Unë përsëri do të kisha marrë shtetësinë në moshën 18 vjeçare, por deri në atë moment isha në Itali falë një leje qëndrimi ".

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht