Historia e veçantë e ‘magjistarit’ shqiptar të ëmbëlsirave

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishim me Selam Allaraj, një histori suksesi e një djali nga Tropoja që duke ëndërruar por edhe duke punuar shumë, pavarësisht vështirësive të jetës, arriti të jetë një emër I njohur në botën e kulinarisë.

 Por rruga drejt këtij suksesi ka qenë tepër e vështirë, e mbushur me vuajtje por njëkohësisht dhe me shpresë dhe vullnet për t’ia dalë mbanë.

Emigrimi drejt Italisë ka qenë mjaft i vështirë për një djalë 20 vjeçar i cili niset në një vend të huaj vetëm me ëndrrat e tij për t’iu larguar varfërisë dhe urisë që sillte fshati. Një djalë i ri që nuk dinte të shkruante të lexonte mirë gjuhën e tij amtare dhe papritur i duhej të mësonte një gjuhë tjetër. Ndërsa i është dashur të bëjë punë nga më të ndryshmet derisa të arrinte të bënte atë çfarë kishte ëndërruar, derisa të arrinte suksesin për t’u bërë ‘’ magjistari i ëmbëlsirave’’:

‘’ Kam punuar për 7 muaj falas 4 orë në ditë në magazinë, dhe orët e tjera të mbasdites punoja në një vilë, dhe bëja savotim, që kisha mësuar në Shqipëri, pastroja oborrin, kështu që me ato lekë jetoja sepse gjysmën e ditës punoja falas për dokumentat… Më pas gjeta punë në një hotel tjetër, punoja si kamarier, nga 2011 deri në 2012 në këtë kohë kam studiuar libra, receta kam mësuar Italishten,  sepse nuk dija të flisja Italisht kur erdha.. ditën punoja, natën studioja receta, shikoja programe televizive Italisht, pastaj në 2012 fillova direkt si pastiçier në një hotel, edhe kur bëja ëmbëlsira mëngjes, drek, dark. Të premten kishim atë bufen me ëmbëlsira, dhe pronari cdo herë që bëja këtë bufen të premten thoshte’’ një duartrokitje për magjistarin e ëmbëlsirave’’ dhe tani dalëngdalë arrita të përmirësohem gjithmonë e më shumë në pastiçeri dhe të arrijë në një nivel që të gjithë ëndërrojnë të arrijnë’’ u shpreh ai.

Ndërsa tregon edhe një moment tepër të vështirë, ndërsa punonte në një fabrikë:

‘’ Në fabrikën ku punoja unë për të bërë dokumentat, ….ishte pajisja që shërben për të ngritur produktet dhe unë e mora atë makinën, ai ( pronari) më tha merre këtë dhe spostoje andej. Unë e mora dhe kur e ngrita shumë, ato ranë të gjitha, të gjitha shishet e konjakut ranë, dhe nuk e di sa kushtonin, të gjitha u thyen ‘’ shprehet ai.

Rrugëtimi i tij i vështirë nis që në fëmijëri në Tropojë kur u përjashtua nga shkolla në mënyrë të padrejtë pas mungesave të shumta, të cilat Selami thotë se i duhej të kujdesej për bagëtitë:

‘’ Në klasë të katër më përjashtuan nga shkolla bashkë me dy kushërinjtë dhe motivacionin tamam nuk e di, unë kisha mungesa… ne kishim bagëti dhe prindërit më çonin me bagëti’’ tha ai .

Një tjetër moment që do të ndryshonte jetën e tij përgjithmonë sepse do t’I linte një plagë të madhe në shpirt, është humbja e dy vëllezerve në emigrim në Greqi, një ngjarje që e ka tronditur thellësisht e nuk mundet t’I mbajë lotët sa herë flet për ta:

‘’ Unë isha shumë i lidhur me dy vëllezërit e mi, që fatkeqësisht humbën jetën dhe e mbaj mend shumë mirë edhe pse isha i vogël,e mbaj mend edhe kur u larguan, edhe pse u larguan dhe përpara se të largoheshin bëm disa fotografi bashkë me ta. Por diçka e çuditshme ndodhi në atë makinën e vjetër që bënim foto, kur i lamë fotografitë dolën vetëm dy fotografi, dolën vetëm ata të dy, ne të tjerët nuk dolëm…. Ata vajtën në Greqi, ndërsa unë sa herë shkoja nga shkolla në shtëpi, shkoja direkt tek dhoma ku rrinin ata sepse kisha shumë mall dhe mendoja ndoshta janë kthyer por kur erdhi lajmi për vdekjen e tyre u trondit gjithë zona. Bashkë me vëllezërit e mi, humbi jetën dhe një kushëri. Ata shkuan në emigrim për të punuar, punonin me bagëti, por tek dhoma ku vdiqën bënte ftohtë në Selanik, dhe morën atë stufën nga jashtë dhe e futën brenda tek dhoma sepse bënte ftohtë dhe u asfiksuan…’’ shprehet ai për historinë e trishtë të vëllezvërve të tij, për të treguar edhe njëherë sakrificat dhe vështirësitë që kanë hasur emigrantët shqiptar.

Sot ai ka një mesazh për të tjerët, për ata që kanë një histori të përafërt me të, dhe për të gjithë ata që kanë ëndrra që ende nuk kanë mundur t’i realizojnë, ‘’ Çfarëdo që të ndodh, nuk duhet të dorzohesh kurrë’’ thotë Selam Allaraj, pastiçeri shqiptar që po ëmbëlson Venecian me ëmbëlsirat e tij të mrekullueshme.

Një rrugëtim i mbushur plot më vështirësi, sakrifica por edhe shumë shpresë e njëkohësisht plot me ëndrra që i dhanë forcën për t’u kthyer në ‘’ magjistarin e ëmbëlsirave’’

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 16/11/2020 14:45

    nuk eshte nga tropoja djali,por nga Topojani i Kukesit o shqiptarja.com

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani