Historia frymëzuese e vëllezërve shqiptarë që bëjnë art me kafe në Amerikë: Duke përkrahur njëri-tjetrin, bëmë realitet ëndrrat tona

Përmes një lidhje skype nga Amerika e largët, në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ u prezantua sot historia e dy vëllezërve shqiptarë, të cilët mund të cilësohen si tepër të suksshem në Amerikë. Ata kanë arritur të krijojnë një kafene dhe piceri në Boston, në Masachutess. Vëllezërit Dalipi, mund të krijojnë çfarëdo lloj arti në kafe duke tërhequr kështu klientë nga gjithë qyteti.

Për ‘Rreze Dielli’ Hasan Dalipi pronari i kësaj kafeje, tregoi historinë e tij, se si shkoi drejt Amerikës dhe ëndrrën që e nisi në Prishtinë e realizoi plotësisht në Amerikë.

Në amerikë kemi ardhur me Green Card , këtu punë e kemi bërë edhe në Prishtinë pastaj kur erdhëm në Amerikë, dy vëllezër, duke e përkrahuar njëri-tjetrin filluam t’i bëjmë ëndrrat tona realitet. Edhe arritëm që në Amerikë idenë tonë ta bëjmë realitet, ëndrrat tona t’I bëjmë realitet dhe ta hapim një biznes tjetër. Ku kemi hapur ‘Coffe Shop’ me dizanje të ndryshme, me ushqime tradicionale, piceri e kështu me rradhë. ‘Stop caffe’ është e vërtetë që është shtëpia e dytë e secilit person jo vetëm shqiptarë por edhe persona të tjerë. Stafi jonë është një familje e dytë kështu që secili që vjen nga klientët ndihet në shtëpinë e vet.

Përpos menu-s amerikane të recetave, ata kanë përshtatur edhe ushqimet tradicionale shqiptare, si flija, byreku apo qoftet që preferohen shumë jo vetëm nga shqiptarët që frekuentojnë këtë restorant por edhe nga të huajt, kryesisht amerikanë, që kanë mbetur të mahnitur nga gatimet tradicionale shqiptare.

“Në restorantin tonë  shërbejmë mëngjes, drekë dhe darkë ku në të gjjitha këto vakte shërbejmë edhe ushqime tradicionale shqiptare, prej ushqimeve tradicionale shqiptare numër 1 është flija, pastaj vijnë byrekët  me spinaq, mish ose gjizë, kemi qebap ose kam dëgjuar që I thojnë edhe kërncka ose qofte. Flija është 9 dollarë një copë ndërsa nëse e merr komplet tepsinë me fli, na duhet 48 orë më herët që të bëhet porosia  për shkak se ne na duhet 4-5 orë që ta mbarojmë një tepsi me fli dhe kushton 120 dollarë. Ndërsa shërbehet bashkë me domate dhe djathë’ tha ai.

“Stop Cafe” ka fituar edhe një çmim në vitin 2021, , ku zënë vendin e parë sidomos në mënyrën e përgatitjes së picës, ku ndërthurja e recetës me ushqimet tradicionale shqiptare si suxhuku Kosovës, ka arritur që ta bëjë këtë restorant të cilësohet si më i miri në Boston.

“Në vitin 2021, kemi fituar si piceria më e mirë në Boston, pasi nuk janë vetëm produkte shqiptare tradicionale por janë edhe picat që bëjmë shumë ndryshe nga tjerët, ëshët shpallur nga ‘google dhe programi ‘Yelp’ , kjo është shpallur nga revieë-t e klientëve. Është një sekret që në bejmë tek brumi, komplet rezultati si pizzeria më e mirë është nga që bëhet në brumë. Gjtihashtu kemi 5 ose 6 pica të cilat nuk gjenden askund këtu në qytet , përshembull është pica që e bëjmë me suxhuk  që amerikanët nuk e dijnë se çfarë është suxhuku por kur e kanë provuar është bërë ushqimi më i preferuar i tyre”tha ai.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja