Kjo video quhet shkumësi dhe është një film i shkurtër i krijuar nga i riu Navin Kumar nga Banagalore, Indi. Sipas përshkrimit të tij kjo është një ngjarje e vërtetë e ndodhur në Irak gjatë luftës që po zhvillohet prej vitesh aty.

Kjo është një ndër historitë me të fuqishme të realizuara ndonjëherë dhe është vlerësuar me çmimin për Filmin më të Bukur të shkurtër për 2014-tën nga Animday Awards në Mumbai.

Dita e këtij vogëlushi në këtë institucion për fëmijët jetimë mbushet vetëm kështu; me shkumësa shumë ngjyrësh në duar ai vizaton në dysheme dhe përfundimi është mallëngjyes.

Ai vizaton nënën dhe shtrihet mbi vizatim për të ndjerë përqafimin e ngrohtë të munguar të saj. Mesazhi që përcjell nëpërmjet këtij veprimi kaq spontan, është një thirrje çjerrëse për të përfunduar një luftë e cila nuk sjell asgjë të mirë në këtë botë, përveçse dhimbje e mungesë dashurie për mijëra fëmijë të mbetur jetimë.

Redaksia Online