Vazhdojnë ende debatet mes historianëve dhe politikanëve për dekorimin e 67 ballistëve të dekoruar në fund të tetorit nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. 
 
A duhet të dekoroheshin ballistët e vrarë në 21 tetor të vitit 1943 në Matjan të Lushnjes  nga brigada e Mehmet Shehut.
 
Historiani Mariglen Kasmi në një intervistë për Report nuk e mohon krimin e bërë nga Mehmet Shehu, duke i konsideruar nacionalistët si viktima, por për sa i përket dekorimit të tyre ai thotë se kjo nuk është çështje që duhet vendosur nga politika ose presidenti i Republikës.
 
Ndërsa historiani Paskal Milo pohon se shpalljet e heronjve bëhen shpesh pa kriter e dekorimi nga Presidenti është një gjest butaforik.
 
Ndërkohë Mariglen Kasmi pohon se historianët duhet të arsyetojnë edhe rrethanat që i detyruan nacionalistët të bashkëpunojnë me pushtuesin.


dy.b/shqiptarja.com