I ftuar në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga në Report Tv, historiani Ferit Duka analiston arsyet se pse ishte Ismail Qemali njeriu që guxoi të ngrinte flamurin e pavarësisë në Vlorës në 28 nëntor 1912. Duka ndalet te profili i "babait të pavarësisë" si shtetar i cili vinte nga një përvojë e theksuar në Perandorinë Osmane. Formimi i tij në një familje nacionaliste dhe patriotike kishte ndikuar jo pak, thotë Duka, çka e favorizoi atë në krahasim me Faik Konicën, Fan Nolin apo Mid'hat Frashërin që të ndërmerrte aktin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur.
"Vinte nga një familje nacionaliste dhe patriotike. Tradita e familjes ka të bëjë shumë. Së dyti, ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme në shtetin osman, në atë perandori. Ishte në krah të mitat pashës, babait të kushtetutës otomane që në vitet 1800. Pati edhe pasoja., Mitat Pasha u ekzekutua, u mbyll parlamenti osman dhe Ismail Qemali i vuajti këto pasoja. Por ishte një shkollë e madhe që u kalit edhe më shumë. Ishte në të gjitha mbledhjet e patritotëve për alfabetin shqip. Kishte marrë edhe të drejtën që të përgatiste raporte për çështje esenciale të Perandorisë Osmane. Në 1 majin e vitit 1900 kur Ismail Qemali e pa se brenda kupolës perandorake e pa se nuk kishte më vend për një njeri me pikëpamje të tilla si të tijat, vendosi të kalojë në perëndim.
Ka bërë një jetë me sakrifica të pashembullta, ndiqej nga shërbimi osman. Ka jetuar në Zvicër, paris, Londër, në shumë vende të Europës. Ka qenë pak anglofil, kishte njohje me rrethet e larta britanike dhe me figurat e tjera të Europës. Por Anglia e ndihmoi edhe për arratisjen nga shteti osman dhe më pas më vonë kur erdhi puna që ndodhën ngjarjet e vrullshme të 1912 me shpërthimin e luftës ballkanike, kur u kuptua që osmanët s'kishin më të ardhme në ballkan fqinjët u sulën ndaj tokave shqiptare, serbët, grekët, Mali i Zi. Në këtë rrëmujë e sipër, Ismail Qemali ishte edhe diplomat, njeri i politikës, njihte mirë administratën osmane. Ishte ai që mori përsipër këtë marrë të madhe të themelimit të shtetit shqiptar. Faik Konica, Fan Noli, Mid'hat Frashëri, ishin patriotë, intetelektualë, por nuk ishin shtetarë.
Ismail Qemali kishte dimensionin e shtetarit, të diplomatit. Po të shihni deklaratat e tioj ngha 1900 e këtej janë shumë të kujdesura dhe të qendisura. Çështjen kombëtare e shihte të lidhur ngushtë me konjukturat diplomatike dhe politike të kohës. Deri në fund kur krijohen kushtet për luftën ballkanike, atëherë Ismail Qemali nisi shpejt aksionin për të shpallur shtetin shqiptar të pavarur. Ismail Qemali ka një kontribut esencial në këtë çështje. Pavarësia si akt nuk mund të shkëputet për asnjë moment nga i gjithë sfondi historik nga i cili u zhvillua", u shpreh Duka.
Por a kishte mbështetje të jashtme Ismail Qemali? "Austro-Hungaria dhe Italia, dhe pas tyre Gjermania. Ishin shtetet që e ndihmuan Ismail Qemalin të shpallte pavarësinë e Shqipërisë. Anglia ishte më e larguar. U tregua në konferencën e ambasadorëve në Londër, Eduart Greei, ministër i jashtëm britanik, mbajti një qëndrim ekuilibriues, edhe pse i përkiste bllokut të Antantës ku hynte edhe Rusia që përkrahte sllavët. Qëndrimi i tij ishte i drejtpeshuar. Kontribuoi në ruajtjen e ekuilibrave që të mos shkonte më keq ky vendim në lidhje me çështjen shqiptare, më 29 korrik 1913, që shpalli Shqipërinë të pavarur por gjysmën e territorit e la jashtë", theksoi historiani Ferit Duka.
Pavarësisht shpalljes shtet sovran dhe i pavarur në ditën historike të 28 nëntorit 1912, shqetësimet për territorin shqiptar nuk kishin të ndalur. Vetëm disa muaj pas mëvetësisë si një dhe i pandarë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër në korrik 1913, vendos ndryshimin e kufijve dhe për rrjedhojë gjysma e territorit mbetet jashtë kufijve zyrtarë. Shqipëria u penalizua edhe nga lëvizjet e brendshme, një prej tyre, thotë historiani Ferit Duka, ishte lëvizja esadiste e Esat Pashë Toptanit.
"Shteti shqiptar ishte si një foshnje e lindur në ditë të vështira që nuk e mori veten kurrë. Po ecej drejt konfliktit të madh botëror. Në ballkan kjo kishte rrezatime të tmerrshme. Qeveria e Ismail Qemalit vërtetë ishte akti i madh i shpalljes së pavarësisë, por ishte një qeveri në rrethim, e ngushtuar. Me këtë rezonoi edhe faktori i brendshëm, përçarja. Dhe një prej këtyre ishte Esat Pasha me veprimtarinë e tij. Kjo shkoi kundër rrymës së interesit kombëtar. Ismail Qemali e afroi në qeveri, e shfrytëzoi këtë bonus në Europë dhe loboi për veten. Sapo u kthye prej andej krijoi senatin e Shqipërisë së mesme, një pol të dytë kundër interesave shqiptare. Iu kundërvu qeverisë me armë dhe në zonat e Elbasanit është bërë një luftë e tmerrshme mes esadistëve dhe forcave qeveritare", shton më tej historiani Ferit Duka.