Historitë e komplotit dhe analfabetizmi funksional, një përzierje më e rrezikshme se Covid

Historitë e komplotit dhe analfabetizmi funksional, një përzierje më e rrezikshme se Covid

Prej disa kohësh shoqëria jonë ka qenë viktimë e një pandemie mbase shumë më serioze sesa Covid-19, për të cilën ende nuk asnjë trajtim efektiv apo vaksina në horizont.

A do të jemi njerëz më të mirë kur fazat 2 dhe 3 të përfundojnë dhe kur të zbulohet një kurë apo vaksinë? Ndoshta do të jemi as më keq dhe as më mirë…
 
Në të vërtetë, ka më shumë të ngjarë që ne të mos jemi më të mirë...
 
Nëpërmjet mediave sociale, programeve televizive, leximit të gazetave, faqeve web, telefonatave me miqtë dhe të afërmit, duke biseduar me fqinjin tuaj nga ballkoni në ballkon, ju e kuptoni që shumë, të paktën teorikisht, pajtohen me masat e vendosura për frenimin e pandemisë, të tilla si maskat dhe distancimi fizik

Por disa ‘avokat’ të rinj të ‘lirisë’ i konsiderojnë ato jolegjitime kurse të tjerë mbeten të magjepsur nga teoritë e komplotit dhe janë të bindur se Covid-19, ndoshta është krijuar ‘artizanalisht’ në një laborator kinez, dhe është një mjet të duart e qeverive për të na privuar nga liritë. Ka edhe të tjerë që janë të bindur teksa spekulojnë duke thënë se me trajtimet dhe vaksinat do të pasurohet një grusht njerëzish
 
Teoricienët e komplotit

Gjumi i arsyes, në fakt, gjeneron monstra dhe sigurisht që kombinimi i analfabetizmit funksional dhe konspiracionit nuk gjeneron qytetarë më të mirë. Do të ishte e lehtë, nga pikëpamja psikologjike, të flasim për njerëz të pabalancuar. Në realitet, analizat dhe sondazhet, duke u nisur nga një studim i kryer nga Universiteti i Kembrixhit në vitin 2018, na tregojnë se një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e popullsisë botërore gjithashtu beson në të paktën një teori konspirative.

Studime të shumta amerikane, të cilat janë domethënëse në këtë drejtim, thonë se ata që dëgjojnë hipoteza konspirative, besojnë se ato janë të vërteta.  

Një analizë e profileve në Facebook të këtyre subjekteve tregon se këta janë njerëz që shpesh ndajnë postime, ndër të tjera nga burime të dyshimta, në lidhje me shumë teori të tjera imagjinative. Sidoqoftë, ekzistojnë elemente që duhet të na bëjnë të mendojmë: një nivel i ulët arsimimi (me një dozë të mirë analfabetizmi edhe nga shumë të arsimuar e diplomuar), dëshira për t’u ndjerë ‘të veçantë’ ose ‘më inteligjent’ se të tjerët, e kombinuar me besimin e të qenurit ‘kuptues’ të gjërave që shumica e njerëzve - dhe as ekspertët,  - nuk i kuptojnë, ndjenja e pafuqisë përballë tragjedive, për të cilën domosdoshmërisht duhet të gjendet një shpjegim ose një fajtor, nevoja për siguri sepse shpesh teoritë e konspiracionit, siç janë përralla për fëmijë, lindin një kornizë që nuk mund të inkuadrohet si pjesë e brishtësisë dhe pavlefshmërisë së jetës njerëzore.

Këto tipare janë të kombinuara me përdorimin e paktë të të menduarit logjik dhe analitik që karakterizon një pjesë të popullatës, deri në pikën që shpesh mohimi i këtyre teorive me argumente shkencore i çon teoricienët e konspiracionit të mendojnë se shkenca dhe shkencëtarët janë gjithashtu pjesë e komplotit.

Nëse e gjithë kjo është e kombinuar me paaftësinë gjithnjë e më të përhapur për të lexuar dhe kuptuar tekste dhe përmbajtje, tipike për analfabetizmin funksional të epokës sonë, kuptohet mirë se si zgjidhja e problemit është e vështirë. Gjithashtu sepse teoricienët e konspiracionit votojnë, mobilizohen, krijojnë lehtë konsensus mes vetes dhe të tjerëve të prirur të besojnë.

Së fundmi, teoritë e konspiracionit tërheqin njerëz që dëshirojnë të ndjehen më të sigurt dhe të aftë për të kontrolluar situatën, por përfundimisht i bëjnë ata të ndjehen edhe më të pasigurt, të pafuqishëm dhe të zhgënjyer, duke ulur besimin në autoritete dhe duke krijuar terren pjellor për përhapjen e teorive të komplotit, edhe më ekstravagante në të ardhmen.

Sipas akademikut dhe gjuhëtarit të mirënjohur italian, Tullio De Mauro shoqëria jonë ka qenë viktimë e një pandemie mbase shumë më serioze sesa koronavirusi, për të cilin nuk mund të shihen në horizont trajtime efektive apo vaksina...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje