Hit Man dhe Rolla: Kur ëndrra bëhet
realitet, synojmë tregun muziko

Hit Man dhe Rolla: Kur ëndrra bëhet<br />realitet, synojmë tregun muziko
Ata janë dy djem, të cilët kanë investuar për të qenë ku janë. Pasioni dhe përkushtimi që kanë pasur që në moshë fare të re, i ka nxitur për të ecur dhe për të qenë në garë në evenimente të ndryshme muzikore. Këta janë Hit Man & Rolla, vëllezërit të cilët përmes një rrëfimi në këtë fund vit tregojnë lidhjet e tyre me muzikën, bashkëpunimin,
por edhe synimet që kanë në vazhdim.

Paraqitja juaj e fundit ishte në Festivalin “Kënga Magjike”, por ballafaqimin me tregun muzikor e keni vite parë. Si i kujtoni lidhjet tuaja të para me muzikën?

Lidhjet me muzikën janë të hershme. Që në moshën 6 vjeçare unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me çdo tingull muzikor. Gjatë studimeve kam ëndërruar gjithmonë që të isha një kompozitor, me kalimin e kohës kjo ëndërr u kthye në ralitet, tashmë bashkëpunojë me vëllain tim Rolla, si producent ku kemi krijuar labelin tonë “2Brothaz Records”.

Çfarë simbolizon “Hit-Man, Rolla”. Pse pikërisht ky emër?

Ishte iniciativë e Hit-Man që ne të krijonim këtë label... Ishim në studio dhe po bëja freestyle dhe në një nga rimat e mija që përshtatej ishte fjala ‘Rolla’. Pra, shkurtimi
emrit tim Roland, ndërsa ‘Hit- Man’ e vendosëm si njeriu i hiteve!

Si është të punosh në grup me vëllain tënd, më e lehtë apo më e vështirë? Si i ndani rolet me njëri-tjetrin në muzikë?

Ku ka më mirë se me vëllain! E sa i përket roleve në punë i kemi punët e ndara, unë kam pjesën time po ashtu edhe Rolla të veten. Përfundimi
është i përbashkët.

Me çfarë po merreni momentalisht, do të kemi ndonjë projekt të ri?

Pjesëmarrja në “Kënga Magjike” ishte një një eksperiencë shumë e bukur. Sa i përket projekteve muizkore shumë shpejt do të lancojmë videoklipin tonë të ri me një stil ndryshe nga dy këngët e para!

Cili është zhanri që ju i qëndroni besnik në këngët dhe kompozimet tuaja?

Zhaneri i preferuar i yni është hip-hop dhe RnB. Po eksperimentojm shumë me rryma të ndryshme si trap dhe dubstep.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur