Ferdinand Rukaj, personi që hodhi gruan e tij, Liljana Rukaj, nga kati i pestë në Fier e cila gjeti vdekjen e menjëhershme, do gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila ka pranuar kërkesën e të pandehurit, për zgjidhjen e çështjes në mënyrë të përshpejtuar.
Rukaj, ka pranuar autorësinë e krimit, dhe për këtë ka pranuar të gjitha provat e administruara nga prokuroria. Me pranimin e akuzës, Rukaj rrezikon të dënohet me 35 vite burgim.
Përjashtohen familjarët për gjyq civil
Ndërkohë në seancën e sotme ishte i pranishëm dhe vëllai i viktimës Liljana Rukaj, shtetasi Robert Zhezho.
Nëpërmjet avokates së tij, ky i fundit ju drejtua gjykatës së Krimeve të Rënda për t'u bërë palë në këtë process gjyqësor, me qëllim dëmshpërblimin financiar për dëmin që i ka shkatuar Ferdinand Rukaj.
Por për shkak të tejzgjatjes së procesit gjyqësor që do të sjellë bashkimi i çështjes penale dhe çështjes civile të dëmshpërblimit, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e Robert Zhezho, duke e orientuar atë që të depozitonte padinë civile për dëmshpërblim financiar në gjykatën e shkallës së parë në Fier.

(Autori i krimit Ferdinand Rukaj; Dritarja nga ku hodhi bashkëshorten; viktima Liljana Rukaj)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com