Hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe mbrëmjen e ndërrimit të viteve, 29 vjeçarja në Greqi: Besoj se fëmija im është gjallë, policia më gënjen

Hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe mbrëmjen e ndërrimit të viteve, 29 vjeçarja në Greqi: Besoj se fëmija im është gjallë, policia më gënjen

29 vjeçarja e akuzuar për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi mbrëmjen e ndërrimit të viteve kur një nënë 29 vjeçare hodhi në lumë foshnjën e saj 11 muajshe. E reja e cila u arrestua pasi dënoncimeve të bëra nga kalimtarët të cilët gjetën foshnjën e pajetë në ujërat e akullta, këmbëngul se fëmija e saj është gjallë, duke mohuar se e ka vrarë.

Pavarësisht se ajo rrëfeu krimin që kishte bërë, mëngjesin e sotëm ajo u ka thënë autoriteteve se besonte se po e gënjenin për vdekjen e foshnjës së saj.

“Fëmija im është gjallë. Po më gënjejnë duke thënë se ka vdekur, por unë besoj se është gjallë.  Si ka mundësi që e gjete fëmijën tim në një anë ndryshe nga ku e hodha unë. Ju thoni se ai ka vdekur, nuk ju besoj”-raportohet të ketë thënë 29 vjeçarja në dëshminë e saj.

Më herët ajo ndryshoi dëshminë e saj ku thoshte se foshnja i kishte rënë nga krahët dhe kishte përfunduar në lumë. Ajo pranoi krimin e rëndë duke rrëfuer se e kishte hedhur vogëlushen në lumë por pa zbuluar arsyen përse e kishte bërë.

Ngjarja e rëndë tronditi Greqinë, teksa u mësua se pasi kishte kryer krimin e rëndë, 29 vjeçarja ishte larguar me taksi dhe kishte shkuar të festonte në hotel ndërrimin e viteve. Ndërkohë mediat greke kanë bërë me dije se 29-vjeçarja vuan nga probleme kronike mendore dhe është shtruar disa herë në të kaluarën në një Klinikë Psikiatrike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë