Presidenti francez, François Hollande, nxiti sot partënerët perëndimorë dhe arabë të angazhohen qartësisht, me besnikëri dhe fuqishëm në krahë të autoriteteve irakiane, në hapje të konferencës ndërkombëtare në Paris mbi paqen dhe sigurinë në Irak.
"Nuk ka kohë për të humbur përballë kërcënimit xhihadist të ISIS-it, që ka marrë nën kontroll territore të gjera irakiane dhe siriane, duke shtuar terrorin", deklaroi presidenti francez.
"Lufta e irakianëve kundër terrorizmit është edhe e jona gjithashtu. Ne duhet të angazhohemi qartësisht, me besnkëri dhe fuqishëm në krahë të autoriteteve irakiane", theskoi ai para përfaqësuesëve të rreth 30 vendeve perëndimore dhe arabe që marrin pjesë në këtë konfrencë.
Presidneti francez kërkoi gjithashtu të mbështeten me të gjitha mjetet forcat opozitare demokratike në Siri por pa përmendur një ndërhyrje franceze në bombardimet që Uashingtoni synon të vazhdojë kundrejt bastioneve të ISIS-it në këtë vend./ATSH/
/Shqiptarja.com