Producentët e emisioneve televizive filluan të punojnë për episode të reja të hënën, hapat e parë për të rifilluar aktivitetin në Hollivud, pasi skenaristët arritën një marrëveshje paraprake për t'i dhënë fund grevës së tyre gati pesë-mujore.
Shoqata e Skenaristëve të Amerikës (WGA), e cila përfaqëson rreth 11,500 skenaristë filmash dhe televizioni, arriti të dielën një marrëveshje paraprake trevjeçare me studiot kryesore.
Marrëveshja duhet të miratohet tani nga drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës. Ndërsa aktorët vazhdojnë grevën, emisionet televizive mund të rifillojnë punën sapo skenaristët e tyre të marrin dritën jeshile të Sindikatës për t'u kthyer në punë në ditët ose javët në vijim.
"The Drew Barrymore Show", një emision i drejtuar nga aktorja Drew Barrymore synon të rifillojë transmetim në tetor, tha një burim me që ka dijeni për planet.
Barrymore kishte ngjallur reagime të ashpra kur njoftoi se do të rifillonte transmetimin në mes të shtatorit, një vendim që ajo e anuloi.
Përfaqësuesit e emisioneve të orëve të vona si "Saturday Night Live" dhe "The Tonight Show with Jimmy Fallon" nuk kanë komentuar se kur do të rifillojnë transmetimet.
Serialët televizivë nuk do të mund të rifillojë xhirimet derisa sindikata e aktorëve SAG-AFTRA të arrijë një marrëveshje me studiot. Aktorët hynë në grevë në korrik, duke kërkuar paga më të larta dhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në ekran./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
52.9%
-
Ministrisë
43.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 297
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani, drejtuesit e trenave shpallin grevë gjashtëditore
23 Janar, 12:04
-
Amazon, protesta në të gjithë Europën për të Premten e zezë: Punëtorët në grevë, kyçin magazinat
24 Nëntor 2023, 14:00
-
Itali/ Greva e dy sindikatave kundër projektbuxhetit të qeverisë Meloni, bllokohen rrugët për në spitale dhe shkolla
17 Nëntor 2023, 10:23
-
Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën
3 Nëntor 2023, 09:01
-
SHBA, në grevë mbi 75 mijë punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor
5 Tetor 2023, 08:55
-
Grevë në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të makinave
15 Shtator 2023, 09:14
-
Itali, sindikatat e transportit ajror në grevë, anulohen një mijë fluturime
16 Korrik 2023, 13:53
-
Gjermanët në protestë për rritje të pagave, paralajmërohet grevë në aeroportin e Berlinit! Pritet anulim i fluturimeve
22 Prill 2023, 16:18
-
Gjermani/ Punonjësit e aviacionit 24 orë grevë për paga më të larta! Mbyllen aeroportet, anulohen qindra fluturime
17 Shkurt 2023, 15:26
-
Gjermani/ Situatë e rënduar në aeroporte, sindikatat kërkojnë rritje rroge, të premten grevë nga punonjësit
15 Shkurt 2023, 13:55
-
Punonjësit e kompanisë së njohur Amazon në grevë, kërkojnë rritje pagash
25 Janar 2023, 15:58
-
Stafi i aeroportit Heathrow në grevë tre-ditore përpara Kupës së Botës
5 Nëntor 2022, 11:53