Disa mund të mendojnë se Serbia ka shumë pak miq. Kjo nuk është e vërtetë, pa numëruar Rusinë. Mediat serbe raportojnë se Serbia ka shumë aleatë në mesin e të famshmëve të Hollivudit, që janë njohës të mirë të historisë së Serbisë dhe të çështjes së Kosovës.
Një prej tyre është aktori dhe producenti i njohur Tom Hanks, i cili së fundmi ka deklaruar se Serbisë i janë bërë shumë padrejtësi. Ai ka theksuar se kosova gjithmonë ka qenë e Serbisë, dhe se serbët një ditë do të marrin tokën e tyre (Kosovën).
Në një intervistë për një televizion, në të cilin ai ka folur një film të ri mbi shtetin e Izraelit, Hangs ka krahasuar vuajtjet e hebrenjve me serbët e Kosovës.
"Pavarësisht të gjithave, ata (çifutët) asnjëherë nuk humbën besim dhe shpresën se do të ktheheshin në tokën e tyre. E njëjta situatë është edhe me Kosovën dhe serbët”,- ka thënë producenti Hank.
Sipas një gazete tjetër serbe, "Veçernje Novosti", James Bond gjithashtu kundërshton pavarësinë e Kosovës. Sipas tij Kosova nuk duhet të gëzojë diçka që i mungon Skocisë (pjesë e Britanisë së Madhe).
Gjatë historisë së saj, Skocia ka pasur më shumë përparësi të marrë pavarësinë sesa Kosova, por kjo nuk u lejua të shkëputet",- ka thënë aktori. Edhe shumë të tjerë kanë të njëjtin mendim si, Robert De Niro, George Clooney, Johnny Depp dhe Richard Gere.
Sipas të përditshmes serbe Cloony është shprehur se nuk i është dhënë mjaftueshëm e drejta që Serbia të shpreh qëndrimin e saj ndaj çështjes së Kosovës.
“Lobimi serb është shumë i dobët në SHBA, dhe gjithçka mund të lexohet dhe dëgjohet vjen nga lobues shqiptarë",- ka thënë Cloony.
*Marrë nga Shekulli Online
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com