TIRANË- Bota nuk e harron. Shtatëdhjetë e shtatë vjet më parë, trupat e Ushtrisë së Kuqe çliruan të mbijetuarit e kampit të vdekjes së Aushvic, në Poloni dhe hoqën tmerrin e Holokaustit. Sot udhëheqësit e botës përqafojnë të mbijetuarit e paktë dhe përballen me ringjalljen e antisemitizmit, teksa kujtesa është gjithmonë e gjallë.
Në Aushvic 1,1 milion njerëz humbën jetën në dhomat e gazit të kampit ose nga uria, të ftohtit dhe sëmundjet
Themeluar nga Gjermania naziste në Poloninë e okupuar në 1940, fillimisht për të strehuar të burgosurit politikë polakë, ai u bë më i madhi nga qendrat e shfarosjes, ku u vendos në praktikë "Zgjidhja përfundimtare", plani hitlerian për shfarosjen e plotë të hebrenjve.
Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.
Roli i Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë nga tmerret e holokaustit është i ditur botërisht. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore. Muzeu Historik Kombëtar i ka kushtuar një kënd të veçantë popullit hebre dhe mbështetjes së shqiptarëve ndaj tyre.
Me një mesazh në rrjetet social, presidenti Ilir Meta ka kujtuar miliona jetë të pafajshme hebrenjsh, të humbura gjatë Holokaustit. Ai shprehu krenarinë, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe ministrja e Jashtme ka përcjell mesazhin e saj për këtë ditë ku humbën jetën miliona njerëz të pafajshëm, ndërsa ka publikuar edhe një video me histori njerëzore nga strehimi i hebrenjve në Shqipëri dhe eksperiencat e tyre.
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me ditën e përkujtimit të viktimave nga Holokausti.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit ne kujtojmë miliona të vrarë dhe vendosim që të mos lejojmë kurrë që ky tmerr të ndodhë më. Ne gjithashtu frymëzuam ata që vepruan me guxim, duke përfshirë popullin e Shqipërisë, i vetmi vend në Evropë që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me 15 herë më shumë hebrenj sesa filloi”, shkruan Kim në Twitter.
Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka ka përcjell mesazhin e saj në ditën e përkujtimit të Holokaustit, në të cilën nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Xhaçka ka kujtuar me krenari faktin se hebrenjtë u mirëpriten nga shqiptarët, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin " Të drejtët mes Kombeve”.
“Në këtë ditë të përkujtimit të Holokaustit nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm, të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin " Të drejtët mes Kombeve".”, shkruan ajo.
Ajo e ka shoqëruar postimin e saj me publikimin e një videoje ku ka folur Kryetarja e Shoqatës Komunitetit Shqiptar- Hebre në Izrael, Felicita Jakoel.
“Historitë e shpëtimit të hebrenjve janë të shumta, njëra më e bukur se tjetra. Njëra me emocionuese se tjera. Unë jam krenare që jam izraelite, por jam edhe më shumë krenare që jam shqiptare.”, tha ajo.
Mirënjohjen ndaj aktit të shqiptarëve ka shprehur edhe Drejtori Ekzekutiv i Kongresit të Hebrenjve, Joel Rubin.
“Si një hebre amerikan, unë dua të falënderoj personalisht popullin shqiptar për atë që ju keni bërë, në emër të njerëzve hebrenj gjatë luftës së Dytë botërore për të shpëtuar jetën e hebrenjve.”, u shpreh ai.
Ndërsa një shqiptar hebre i Holokaustit ka treguar sesi shqiptarët i kanë mbrojtur me gjithçka që kishin.
“Kryetari i familjes na thoshte, mos keni frikë se jam unë këtu. Nëse ju ndodh gjë juve, do të vdes unë i pari, pastaj gruaja, kallajtë e mi pastaj do t’iu dorëzojë ju.”, tha Moisi Batino, shqiptar hebre i mbijetuar Holokaustit.
Me një mesazh në rrjetet social, presidenti Ilir Meta ka kujtuare miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.
Ai shprehu krenarinë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, e ndërsa shtoi se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.
“Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.
Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.
Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.”, shkruan ai.
Po qe qeveria gjermane akordoi gonde per familjet dhqiptare ne kampet e perqendrimit po i vodhen hajdutet tane qeveritare. Hebrenjte kane perfituar milirada dollare dhe vazhdojne marrin % nga nderrrmarrjet qe jane akoma ne industrine gjermane kurse shqiptaret as kockat skane marre... Nuk ka ndonje organizate qe te padisi keto hajdute dhe ti ktheje dinjitetin familjeve te persekutuarve. Shqiptaret qe vdiqen duke ndertuar hekurrudhat e nazizmit duhen demshperblyer sikurse demshperblehen hebrenjte.
Përgjigju