Dje ishte 5 vjetori i tragjedisë së Gërdecit. Ditën e parë të pranverës 2008 një biznes kriminal, me organizim, mbështetje dhe fitime shtetërore e politike shkaktoi 26 viktima të pafajshme, përfshirë gra e fëmijë.
U derdh shumë lot, u thanë shumë skenarë, u bënë shumë betime për drejtësi, u bënë shumë seanca gjyqësore, por pas 5 vitesh, tragjedia ka mbetur e njëjtë në dhimbje, përmasa dhe natyrën brutale të saj.
Ata që ideuan biznesin e armëve dhe municioneve në Gërdec, ata që përfituan miliona prej saj, ata që në mënyrë abuzive përdorën shtetin për të bërë punë për të cilat në çdo shtet demokratik përfundon para drejtësisë... Ata të gjithë janë aty ku ishin pesë vjet më parë, në pushtet, në qeveri, në parlament, në vila luksoze, në udhëtime turistike apo në ekrane televizive.
Ata që vuajnë, kanë dhimbje pafund dhe kanë humbur shpresat tek drejtësia, janë po aty, të kërcënuar nga dhuna politike, egërsia e fitimit dhe abuzimit nga pushteti, pafuqia për të imponuar drejtësi dhe frika ndaj të sotmes dhe të ardhmes. Gërdeci përbën jo vetëm një krim të rëndë penal, por edhe një krim shtetëror, krim politik dhe një akt egoizmi të pashembullt të etjes për para e pushtet.
Pas Gërdecit Shqipëria u pranua në NATO, me shpresa të mëdha se ka mësuar nga gabimet dhe meriton shanse për të ardhmen. Por vendi më i ri në NATO nuk mësoi asgjë, nuk reflektoi asgjë, përkundrazi. Biznezi i vdekjes vazhdon herë me armë dhe herë me plehra të importuara, herë me grupe kriminale serbo boshnjake dhe herë me grupe të reja mafioze që blejnë me çmime qesharake pasuritë kombëtare e publike shqiptare.
Politika nuk ka ndryshuar. Tragjedinë e quajti aksident teknologjik dhe fajtorët u fshehën pas imunitetit apo procedurave për t’i shpëtuar drejtësisë. Në 100 vjetotin e shtetit, politika me votë të heshtur dhe konsensuale amnistoi çdo zyrtar të përfshirë në tragjedinë e Gërdecit dhe tani më 2013 çdo grup i përfshirë në Gërdec ka prezantuar kandidatët e vetë për mandate të sigurta parlamentare.
Nuk ka më premtime për drejtësi, por premtime për të fituar çdo votë, pavarësisht çmimit, pavarësisht parimeve dhe premtimeve, pavarësisht dhimbjes së 15 marsit dhe tragjedive të tjera të njëjta.
Kjo ngjarje tregoi se asnjë dosje politike, ku përfshihet politika, sado kriminale qoftë, me konsensus nuk zbardhet. Siç ka ndodhur me dosje të njëjta përpara saj, siç ndodhi edhe më 21 janar dhe siç ndodh përditë me ngjarje tragjike që lidhen me suporte politike.
Gërdeci e ktheu korrupsionin në institucion imun, të paprekshëm, komandues mbi çdo vendimmarrje tjetër dhe në kërcënimin më të madh ndaj shoqërisë. Nga ajo ditë nuk ka më rëndësi se çfarë bën, por në llogari të kujt e bën.
Ndaj Gërdeci nuk është më një tragjedi e 26 familjeve, është tragjedi e një shoqërie të tërë, të paaftë të ndajë drejtësine nga padrejtësia, fajësinë nga pafajësia, aktet morale nga ato imorale.
Dhe një shoqëri e krijuar mbi mosmirënjohjen, papërgjegjshmërinë, biznesin e vdekjes dhe mungesën e drejtësisë gjithçka mund të jetë, por shoqëria që ka nevojë Shqipëria, shoqëria e lirë e një vendi në NATO dhe e një kandidati për në BE, - nuk është dhe nuk mund të jetë.
Ndaj sot është dita kur ndjejmë dhimbje, zhgënjim dhe protestë ndaj një sistemi të tillë antivlerë, që mbahet në këmbë nga një klasë politike e korruptuar dhe abuzive, që ushqehet me paratë e taksat tona dhe që na tregton votën si mall pazari dhe që na trajton si kavie eksperimentale, pa vlerë, pa zemer, pa mendim apo ndjesi.
Ngushëllime dhe homazh për viktimat e pafajshme të Gërdecit, 26 që humben jetën atë ditë dhe paraprakisht edhe për ata mijëra qytetarë gërdecarë qe ndajne akoma dhimbjen humane dhe sidomos zemërimin ndaj atyre që e shkaktuan, përfituan prej tij, e trajtuan si gjyq pa fajtorë dhe e shndërruan atë në një tragjedi normale shqiptare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com