Henry Chau, 31 vjeçari nga Hong Kongu vret prindërit e tij në mënyrë brutale, dhe pasi i masakron, kokat e tyre të prera i vendos në frigorifer. Gjykata e shpall fajtor për të gjitha pikat sipas akuzës, raporton Anadolu Agency (AA).

Chau ka pranuar se i ka vrearë prindërit, për shkak se ata kishin ushtruar presion maksimal. Ai pohoi se babai i tij ishte arrogant dhe se asnjëherë nuk e la të qetë, ndërsa për nënën e tij tha se gjithmonë shikonte me keqardhje sa herë që ai nuk kontribuonte për familjen.

"Mendova se do të zgjidhë problemet nëse i jap fund lidhjes emocionale me prindërit. Mendova, nëse ata  vdesin, do të rilindja", tha Chau.

Prokuroria së bashku me Chau ka akuzuar edhe Tse Chun-kei 38 vjeçar. Chau pohoi se Tse i ka ndihmuar për të pastruar pjesët e mbetura të trupit. Tse ka mohuar akuzat, duke theksuar se Chou i tregoi pjesët e mbetura të trupit, dhe se e kishte kërcënuar se do të vriste nënën e tij në qoftë se tregon rastin në polici.

Chau para gjykatës tha se eshtrat e prindërve të tij i kishte mbuluar me beton, ndërsa disa pjesë të trupit kishte gatuar që të duken si mish kafshësh, që të mund t'i hudhte si mbeturina. Megjithatë, fshehja e mbetjeve nuk i shkoi për dore, pasi që policia e arrestoi atë. Gjykata Tse-në e liroi nga të gjitha akuzat, ndërsa denimi ndaj Chou-t pritet të merret ditën e hënë.


Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)