Një nga qendrat më të mëdha tregtare si dhe shumë shkolla e banka në qytet janë mbyllur. Raportet e policisë bëjnë të ditur se kanë përdorur 87 herë gaz lotsjellës vetëm gjatë një dite më parë. Mëngjesin e sotëm policia është tërhequr, ndërsa protestuesit janë qetësuar.

(Në foto momente gjatë protestës në Hong Kong

Ata kanë ngritur kampin e tyre rreth selisë së qeverisë, ku kaluan natën e kaluar duke fjetur në tokë ose mbi disa barrikada të rrëzuara. Protestuesit, kryesisht studentë dhe mbështetës të Lëvizjes Qendrore pro-demokracisë akuzojnë Pekinin se synon të kufizojë të drejtën e tyre për zgjedhjen e kreut ekzekutiv të qytetit në zgjedhjet elektorale të 2017-ës.

(Në foto momente gjatë protestës në Hong Kong

Ata thonë se Kina u kishte premtuar një demokraci të zgjeruar kur qyteti kaloi nga administrimi britanik në atë kinez përpara pak vitesh. Mediat ndërkombëtare thonë se liderët kinezë kanë frikë se trazirat e Hong Kongut mund të përhapen edhe në Kinë, ku mbizotëron pakënaqësia ndaj Partisë Komuniste. Ndërkaq, bëhet e ditur se Kina ka ndaluar përdorimin e Instagramit si dhe disa rrjeteve të tjera në internet, me qëllim bllokimin e përhapjes së fotove të protestave.

(Në foto momente gjatë protestës në Hong Kong

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
