Horoskopi për datën 12 Prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për datën 12 Prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj sot.
 
Dashi
Për ata që janë tashmë në një lidhje sot do jetë një ditë tërësisht ndryshe nga më parë. Ata do i shprehin më tëpër ndjenjat dhe harmonia do rikthehet. Beqarët as që do mendohen dy herë para se të pranojnë një ftëse që do ju bëhet. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Për Financat nuk do përkujdeseni aspak dhe situata ka rrezik t’iu përkeqësohet tej mase.
 
Demi
Të martuar apo thjesht të dashuruar, marrëdhënia në çift ka për të qënë e jashtëzakonshme sot. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishtë e fundit. Beqarët do bëjnë mirë të mos ndërmarrin shumë rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse situata më vonë mund t’iu dale jashtë kontrollit. Financat do mbetën ende delikate dhe mezi do arrini të kryeni shpenzimet e nevojshme.
 
Binjakët
Jeta në çift nuk ka për të shkuar aspak mirë sot. Herë pas here mund të keni edhe debate të ashpra të cilat mund të çojnë në ndarje më shpejt nga sa mendonit. Mos u tregoni krenarë dhe kujdes edhe me xhelozinë. Beqarët duhet të rikthehen sa më parë në realitet pasi në të kundërt do vuajnë. Gjendja e Financave do jetë përgjithësisht e mirë falë mbështëtjes së madhe të Plutonit.
 
Gaforrja
Jeta juaj në çift do jetë harmonike, e ekuilibruar dhe çdo gjë ka për të ecur si duhet. Vazhdoni t’i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe shfrytëzojeni çdo moment emocionues. Falë pozicionimit të mire të Venusit në qiellin e dashurisë së beqarëve, sot do jetë një ditë fantastike për ta. Në planin Financiar ka rrezik të përballeni me probleme, për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që keni kryer.
 
Luani
Dita e sotme nuk ka për të qëne aspak ashtu si ju e keni ëndërruar. Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i kohëve të fundit do zëvendësohen në debatë të forta. Beqarët nuk do e kenë gjithë kohës mendjen tek dashuria, por Venusi do krijojë mundësi interesantë për takime. Buxheti nuk do mund të përmirësohet edhe sikur ju të bëni përpjekjet më të mëdha. Kënaquni që situata të jetë e qëndrueshme.
 
Virgjëresha
Tensioni do shuhet përfundimisht sot nga jeta juaj në çift dhe do ndiheni me të qëtë se kohët e fundit. Do jeni më të hapur dhe do i pranoni gabimet që keni berë vetë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe si pa e kuptuar do fillojnë një lidhje fantastike. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin papritur. Në planin financiar fati do ju buzëqëshë. Mund të kryeni edhe investimet e menduara.
 
Peshorja
Nuk do jeni shumë të kënaqur sot nga sjellja e partnerit dhe do flisni hapur me të për këtë gjë. Edhe pse mund të mërziteni është më mirë të flisni tani që është herët për këto gjera. Beqarët do enden sa andej këndej, por sërish nuk kanë për ta gjetur dashurinë. Financat nuk do jenë në gjendjen e menduar kështu që nëse nuk doni probleme kujdes me çdo shpenzim.
 
Akrepi
Mos u mundoni gjatë gjithë kohës ta kontrolloni partnerin tuaj sot sepse ai do mërzitët dhe situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët nuk do realizojnë ndonjë takim mbresëlënës dhe më shumë gjasë nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Saturni ka për të ndikuar keq tëk financat. Ai do ju nxitë të jeni të palogjikshëm dhe do shpenzoni pa fund.
 
Shigjetari
Bëni të pamundurën që të mos ju përfshijë rutina sot ju të dashuruarit sepse më pas do keni probleme vërtet serioze. Shtojini dozat e imagjinatës. Beqarët ka rrezik të pranojnë disa propozime nga të cilat do zhgënjehen e do lëndohen. Për financat ka për të qënë një ditë e keqe kështu që mundohuni të shpenzoni me kursin sa më shumë që të mundeni.
 
Bricjapi
Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj në çift sot. Pas një përiudhe delikatë, sot do ripërjetoni emocionet dhe kënaqësitë e hershme pranë partnerit. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë që do iu jepen për takime, por në asnjë mënyrë nuk duhet të marrin vendime të nxituara. Situata financiare ka për të qëne shumë delikatë dhe nuk do arrini dot të bëni asnjë shpenzim të planifikuar.
 
Ujori
Sido që të jetë puna, ju që jeni në një lidhje do dini si ta menaxhoni situatën. Asnjëri prej jush nuk do marrë vendime të nxituara. Beqarët në të kundërt do kenë një ditë të mbushur me takime dhe me surpriza. Mire do jetë ta shfrytëzojnë sa të mundin. Në planin financiar po nuk reflektuat dhe po nuk menduat për të ardhmen keni për të pasur probleme.
 
Peshqit
Për shkak të ndikimit të madh të Mërkurit, jeta juaj në çift do jetë delikate sot. Komunikimi do lërë për të dëshiruar dhe kokëfortësia do sjelle debate. Beqarët do takojnë shumë persona, por asnjeri nuk do jetë ashtu si ata kane ëndërruar. Më e mira do jetë ta kalojnë kohën e lire me miqtë. Në planin financiar më në fund gjendja do ketë përmirësime dhe do mund të bëni edhe ndonjë investim.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin