Horoskopi për datën 23 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 23 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 22 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj. Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju. Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

DASHI 
Një ditë shume e mire kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Pasioni do të rindizet dhe ju do ndiheni të qetë e të lumtur pranë partnerit. Në disa momente do ndiheni si adoleshentë të lumtur. Beqarët do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe do fillojnë aventura mjaft premtuese. Ekuilibri financiar do mbizotëroje gjatë gjithë ditës. Do keni mundësi te shpenzoni edhe pak më tepër sesa zakonisht.

DEMI 
Së bashku me partnerin tuaj do gjeni lumturinë në çift gjatë kësaj dite dhe do iu duket vetja sikur jeni në ëndërr. Lëreni veten të lirë dhe udhëhiquni nga emocionet e momentit. Për beqarët ka ardhur koha e duhur për të dalë nëpër takime. Mundësitë do jenë mjaft interesante. Urani do iu nxitë të shpenzoni pa mase. Tregohuni më të matur nëse nuk doni të keni probleme të mëdha.

BINJAKET 
Do ngrini shume pikëpyetje sot për jetën tuaj në çift. Mirë do bënit të flisnit me partnerin sepse vetëm në atë mënyrë do mund te zgjidhnit problemet. Beqarët duhet të bëjnë me shume durim nëse duan të gjejnë dashurinë e madhe. Po u nxituat nuk do përjetoni emocionet që keni pritur. Në planin financiar situata do jete paksa e vështirë. Mundohuni të mos e teproni me shpenzimet.

GAFORRJA 
Nëse kohët e fundit keni pasur probleme në çift, gjatë kësaj dite do jeni të mbrojtur. Komunikimi me partnerin do jetë më i mirë. Qëndrueshmëria do mbizotëroje tashmë. Nga ana tjetër beqarët do kenë mundësi të njohin persona interesante dhe joshës. Përfitoni, por mos u nxitoni. Financat do jenë problematike. Nuk rekomandohen të bëhen me shume shpenzime sesa duhet.

LUANI 
Ambienti yjor do jetë i qëndrueshëm për të dashuruarit. Bashkëpunimi do të vazhdoje si më parë dhe do ndiheni më së miri. Beqaret më në fund do jenë më të kthjellët për atë që duan në të vërtetë dhe nuk do nxitohen të krijojnë një lidhje. Do jeni mire që do prisni momentin e përshtatshëm. Financat do ndikohen negativisht nga yjet. Mos shpenzoni pa u menduar.

VIRGJERESHA 
Do lindin shume mosmarrëveshje ndërmjet jush dhe partnerit gjatë kësaj dite. Nuk do jeni aspak ne qejf dhe mezi do e shtyni ditën. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të qëndrojnë vetëm. Më mirë kështu sesa të nisni histori dashurie qe nuk do iu çojnë asgjëkund. Financat do jenë më të mira dhe do mund të kryeni transaksionet e duhura. Do e arrini standardin që keni dëshiruar.

PESHORJA 
Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Më në fund pasioni do e pushtojë lidhjen tuaj dhe do ndiheni të qetë. Beqarët mund të fillojnë aventura të këndshme dhe emocionuese. Do ndiheni të plotësuar dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Shpenzimet do shtohen këtë ditë dhe financat do destabilizohen. Tregohuni pak me të kujdesshëm që mos keni probleme.

AKREPI 
Nëse jeta juaj në çift nuk iu kënaq aq sa duhet, bëjeni ju hapin e parë që çdo gjë të rregullohet. Tregohuni me liberale dhe toleroni pak më tepër. Ambienti për beqarët do jetë më i ngrohtë se kohët e fundit. Edhe personat që do iu dalin para do jetë interesante dhe simpatikë. Venusi do iu ndihmojë të vendosni ekuilibrin financiar. Do tregoheni të vendosur edhe për të ulur shpenzimet.

SHIGJETARI 
Jupiteri do i’u mbështesë gjatë gjithë kohës sot ju që jeni në çift dhe së bashku me partnerin do mendoni për diçka ndryshe. Organizoni ndonjë darkë romantike ose shkoni diku në një vend të veçantë. Beqarët do kërkojnë personin ideal dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen. Financat do jenë më të qëndrueshme dhe mund të kryeni ndonjë shpenzim më tepër.

BRICJAPI 
Mos kërkoni me ngulm që partneri të bëjë atë që doni ju sepse do keni probleme të mëdha më pas. Mirë do jetë që të bashkëpunoni për gjithçka dhe të dëgjoni mendimet e njëri-tjetrit. Beqarët jo vetëm që do fillojnë lidhje, por ato do jenë edhe mjaft emocionuese. Me financat kërkohet më shumë maturi sesa zakonisht. Vetëm kështu do arrini ta stabilizoni buxhetin.

UJORI 
Planetet do favorizojnë dashuritë e reja sot. Nëse jeni beqare përfitoni sa më shumë që të mundni, por nëse jeni në një lidhje shmangini ato. Ai që keni në krah iu do jashtë mase, kështu që nuk duhet ta humbni për një aventurë kalimtare. Plutoni do i influencoje negativisht financat. Më mirë të tregoheni të kursyer me shpenzimet që të mos lindin probleme të mëdha më vonë.

PESHQIT 
Jeta në çift do jetë e mbrojtur nga gjithçka sot. Do tregoheni më të hapur dhe më bashkëpunues me partnerin. Pritet që në mbrëmje të kaloni momente romantike dhe drithëruese. Takimet e beqarëve do jenë të shumta, por asnjëri nuk do jetë ai që ata kanë pritur. Në planin financiar kërkoni ndihmën e miqve ose familjareve për të dalë nga situata pështjelluese ku jeni futur.


Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital