Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
Dashi
Atmosfera e kësaj dite favorizon lëvizshmërinë, duke rritur edhe aftësitë e të lindurve të kësaj shenje për të reaguar. Ekziston mundësia që të shkëlqeni me aftësitë tuaja menaxhuese. Nëse do të ndodheni në timon, ka shumë mundësi që ta teproni me shpejtësinë. Bëni kujdes.
 
Demi
Kjo nuk është dita kur të lindurit e kësaj shenje duhet të përpiqen për paqe dhe rehati. Ata të cilët do ta gjejnë veten në një udhëkryq duhet të jenë më aktiv, për të kërkuar një rrugëdalje, kontakte të reja dhe mundësi të reja. Përpjekjet do të shpërblehen, nëse përkushtoheni plotësisht.
 
Binjakët
Binjakët nuk do të shmangen dot nga ngarkesat shtesë, qoftë intelektuale ose fizike. Kjo ditë do të jetë shumë dinamike, megjithëse ju nuk do të bëni shumë për të kënaqur kuriozitetin tuaj. Këshillohet që të visheni në mënyrë sa më praktike, në mënyrë që të mos kufizoni lëvizjet tuaja.
 
Gaforrja
Një periudhë e ndryshimeve të dobishme ka filluar në jetën tuaj. Megjithatë, yjet sugjerojnë që të lindurit e kësaj shenje të mos qëndrojnë pasivë, por të bëjnë punët që iu kërkohen. Kjo është një kohë e mirë për trajnime sportive, duke u marrë me aktivitete që do t’iu bëjnë të ndiheni më mirë.
 
Luani
Jeta ecën përpara pavarësisht nga çfarë mund të ndodhë. Luanët duhet të dinë të mbajnë mëri për gjëra që iu përkasin, por pa e tepruar. Në vend të një konfrontimi demonstrativ me njerëzit, do të ishte shumë më mirë të bashkëpunoni me ta.
 
Virgjëresha
Virgjëresha duhet të përpiqet të fitojë mundësitë e humbura dhe të rikuperojë energjinë. Merruni me një punë të re ose ndryshoni kushtet e punës, në mënyrë që eksperienca të bëhet më e lehtë.
 
Peshorja
Sa më entuziastë të jeni, aq më të suksesshëm do të rezultoni. Përfundoni çështje të vjetra që i keni lënë pas dore, bëni një përmbledhje të situatës dhe jetojeni jetën në mënyrë më aktive. Rekomandohet që të dilni sa më shumë, të merreni me sport dhe aktivitete që iu dhurojnë kënaqësi.
 
Akrepi
Do të jetë një ditë e mirë për të zgjidhur çështje të komplikuara dhe të jepni disa përgjigje që nuk i keni dhënë deri më tani. Të lindurit e kësaj shenje mund të shfaqen tepër të interesuar në çështje sociale, psikologjike dhe në manifestime të ndryshme të progresit shkencor dhe teknik.
 
Shigjetari
Ka ardhur koha që të ndaloni së jetuari me rregullat dhe vlerat e së shkuarës. Një kapitull i ri fillon për të lindurit e kësaj shenje dhe ai kërkon një qasje të re të komunikimit. Do ta gjeni veten të përfshirë në udhëtime, ose duke punuar intensivisht në kontaktet e biznesit.
 
Bricjapi
Suksesi i bricjapëve do të varet nga përgjigja e shpejtë dhe reagimi i tyre. Të gjitha blerjet e reja duhet të gjykohen në mënyrë praktike dhe pa vonesë. Përgatituni për të zotëruar mjete dhe metoda të reja në mënyrë që të guxoni në një fushë që iu intereson.
 
Ujori
Një valë e fortë energjie nuk do ti lërë të lindurit e kësaj shenje që të qëndrojnë pa bërë gjë. Zgjidhni aktivitete që iu interesojnë, pasi ka shumë mundësi që të rezultoni të suksesshëm.
 
Peshqit
Gjatë kësaj dite peshqit do e kenë të vështirë për të shfaqur aftësitë e tyre, por do të ndodhë me siguri që të përshtaten me një shoqëri të re. Përfitoni nga një derë që iu është hapur, pasi ky rast mund të mos vijë dy herë. Aksioni për të krijuar përshtypje të reja do të bëjë që shumë shpejtë të harroni problemet e kohëve të fundit dhe të shoqëroheni nga një kornizë pozitive e mendjes.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com