Horoskopi për datën 20 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 20 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 20 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj. Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
 
Yjet ju këshillojnë se sot është dita e duhur për të provuar diçka të re, sepse keni nevojë që energjia juaj të shpenzohet në mënyrën më të mirë. Është një ditë e mirë për aksion, kështu që investohuni në një projekt të ri.
 
Demi


Shanset janë mjaft të mëdha që dikush i afërt, ndoshta dhe pjesëtar i familjes do të tentojë tu nxisë të merrni disa vendime për të cilat jeni të pavendosur. Rezistoni sa më shumë  dhe mos u ndikoni nga presioni i jashtëm, është e domosdoshme të merrni kohën tuaj.
 
Binjakët

Dikush po pret që të dëgjojë nga ju sot, por ju duhet t'i bëni gjërat të qarta. Keni shumë për të thënë dhe ndoshta sot është pikërisht dita e duhur për të thënë gjithçka që krijon keqkuptime.
 
Gaforrja


përmirësimi i jetës suaj në çift që ka filluar kohët e fundit do vazhdojë edhe gjatë kësaj dite. Financiarisht do jeni të favorizuar. Përfitoni nga kjo për të përmbyllur disa çështje të rëndësishme.
 
Luani

Pothuajse gjithçka që do të ndodhë sot do tu bëjë të jeni të kënaqur gjatë gjithë ditë, kështu që lejoni njerëzit që të përfitojnë sa më shumë nga energjia juaj pozitive. Jeni në mesin e një energjie shumë pozitive, shfrytëzojeni ditën.

Virgjëresha

Yjet nuk parashikojnë një ditë të mirë sot. Duhet të keni kujdes sepse gjëra shumë të vogla mund tu lëndojnë. Siguroni të kaloni ditën me miq të mirë dhe nëse shikoni tendenca konflikti në ajër, bëni mirë të tërhiqeni pa u përfshirë emocionalisht.
 
Peshorja


Sot është dita perfekte që të afroheni më tepër me dikë që po e mendoni prej kohësh. Nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për diçka që ka lidhje me romancën, por edhe nëse ndodh në këtë aspekt ju duhet të jeni gati t'i përgjigjeni si doni.
 
Akrepi


Nëse prej kohësh po planifikoni të nisni vrapin apo stërvitjen sot është dita e duhur. Yjet ju këshillojnë që të mos e shtyni më një vendim të tillë. Ecje, vrapim, not apo gjithçka tjetër është zgjidhje e mirë.
 
Shigjetari

 
Sot ndihemi plot me energji dhe kjo është një mrekulli, ndaj nuk duhet ta shpenzoni kot. Ju e keni gjithçka nën kontroll, ndaj dhe duhet të jeni të gatshëm të bindni të tjerët qe duhet të udhëhiqni ju sot, sepse askush nuk do të mbesë i zhgënjyer.
 
Bricjapi
 
Familja apo presione të tjera të jashtme po ju shtyjnë të kujdesni për diçka apo të shpenzoni më shumë kohë me ta, por ju keni shumë gjëra për të bërë. Mund të duket paska e vështirë të përballeni me një presion të tillë, por ju do të gjeni një mënyrë për ta balancuar.
 
Ujori


Ditë e mbushur me kontradikta dhe ju do të jeni të prirur të mos toleroni. Në planin financiar mundohuni të mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse mund të keni probleme.
 
Peshqit


Ju do të dukeni si me shumë energji dhe të gatshëm për shumë gjëra sot, por në fakt ky do të jetë një iluzion i gabuar. Edhe pse të gjithë do lexojnë këtë gjendje tuajën, brenda jush ka një mungesë qetësie. Megjithatë kalojeni me durim sepse ditë të mira parashikohen.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptrja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor