Horoskopi për datën 24 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 24 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 24 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi 
Vendosmëria juaj do të jetë e tillë sa që do arrini të kapërceni thuajse të gjitha problemet. Mundohuni të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, duke lënë pas çdo tension të shkaktuar nga puna.

Demi 
Nervozizmi që do të shfaqni ditën e sotme mund të bezdisë partnerin. Në dashuri bëni më shumë kujdes, ndërsa në punë organizojini sa më mirë gjërat tuaja. Kjo javë do të jetë e mbushur me shumë punë për ju, por mundohuni të bëni maksimumin tuaj.

Binjakët 
Dita e sotme do të jetë e qetë për ju, kështu që shijojeni qetësinë e kësaj dite. Në dashuri do të jeni të pavendosur dhe mund që të veproni të shtyrë nga impulsi. Financat do të jenë të mira për ju, kështu që mund t'ja lejoni vetes ca shpenzime vetëm për qefin tuaj. 

Gaforrja 
Java e parë e tetorit ka qenë e vështirë për ju, por fund i muajit do të mbyllet më së miri për ju. Gjetja e një kompromisi do të jetë e vështirë, bëni kujdes pasi situata nuk ju lejon mundësinë e manovrave të mëdha.

Luani 
Duhet të bëni me shumë përpjekje sot ju të dashuruarit në mënyrë që ta ndryshoni sa më shpejt rutinën e jetës suaj në çift. Po i latë gjërat pas dore gjendja do rëndohet akoma më tepër. Beqarët do jenë tejet kërkues dhe nuk do i pëlqejnë personat qe do i joshin. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe do arrini ta stabilizoni situatën pa qenë ende vonë.

Virgjëresha 
Do e gjeni veten në konfliktin mes dëshirës për ta lënë veten të lirë dhe për të pasur gjithçka nën kontroll. Lëreni fantazinë dhe mungesën e sigurisë sa i përket dashurisë.

Peshorja 
Gjatë kësaj dite humori juaj mund të mos jetë më i miri. Do të keni nevojë për një njeri që t’iu dëgjojë dhe ku mund të shfryheni. Një këshillë objektive mund t’iu ndihmojë që t’i shikoni gjërat ndryshe.

Akrepi 
Rreth jush do të ketë diçka të re, diçka ndryshe. Është e nevojshme që në këtë moment të nxirrni në pah potencialin tuaj. Pranimi i ndryshimeve nuk është i lehtë, por pasi të kalojë kjo fazë, do i shihni gjërat më qartë. Një dashuri e re mund të trokasë për ju. 

Shigjetari 
Situata financiare nuk paraqitet e qëndrueshme dhe prej kohësh prisni diçka më shumë. Sjellja juaj, mund të shqetësojë dikë. Bëni kujdes, pasi dikush që sillet si mik, mund të flasë pas shpine për ju.

Bricjapi
Sot do jeni gjithë kohës ne dispozicion të partnerit dhe do ja plotësoni qejfin për çdo gjë. Marrëdhënia mes jush ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët pa berë asgjë do tërheqin pas vetes shume persona. Jeta e tyre do ndryshojë më shumë nga sa mendonin. Ne planin financiar duhet t'i bëni sytë katër pasi financat tuaja nuk janë në ditët e tyre më të mira.

Ujori
Dite e ndarë përgjysmë do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Ne mëngjes do debatoni me partnerin dhe do ziheni me të, ndërkohë qe pas mesditës dielli do lindë dhe marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët nuk duhet te hedhin hapa të pamenduara sepse do lëndohen. Për financat ka për të qenë ditë me shume fat kështu që mos u shqetësoni.

Peshqit
Ju që jeni në një lidhje duhet të tregoheni sa më realiste gjatë kësaj dite pasi vetëm në këtë mënyrë nuk do përballeni me zhgënjime. Po ëndërruat gjithë kohës do ndiheni keq më pas. Beqarët, duan apo jo, do arrijnë ta gjejnë personin me të cilin do fillojnë një lidhje. Ne planin financiar gjërat nuk do jenë aq të thjeshta për t'u menaxhuar. Ka rrezik të keni goxha probleme.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital