Horoskopi për datën 26 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 26 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 26 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Sot do keni të njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj. Do bashkëpunoni, do dashuroheni dhe do kaloni momente fantastike së bashku. Beqarët do kenë gjithashtu një dite si nëpër ëndrra. Jeta e tyre do marrë kthesën e shumë dëshiruar. Urani dhe Neptuni do ndikojnë njëkohësisht tek financat dhe do ju bëjnë të ruani ekuilibrin në çdo moment. Nuk do kryeni më shpenzime të konsiderueshme.

Demi
Ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë më të bukur sot. Pranë partnerit do përjetojnë mjaft emocione dhe do i zgjidhin edhe disa probleme te vogla qe kane pasur. Beqarët do kërkojnë gjëra të pamundura dhe kjo gjë do bëjë që të mbeten sërish të vetmuar. E mira është të rikthehen sa më parë me këmbë në tokë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri.

Binjakët
Ju që jeni në një lidhje nuk duhet kurrsesi të flirtoni me persona të tjerë sot, pasi keni për të pasur probleme serioze me partnerin. Beqarët nuk duhet tëe presin asnjë mrekulli. Takimet nuk do mungojnë, por ende nuk do ju rrahe zemra fort për dikë. Me financat nuk duhet të gaboni sepse pasojat kanë për të qenë shumë të rënda. Tregohuni sa më të matur që të mundeni.

Gaforrja
Në vend qe t'i hidhni sytë diku tjetër dhe të kërkoni eksperienca të reja, flini me partnerin dhe bëni ndonjë çmenduri të vogël së bashku. Emocionet kanë për të qenë akoma më të mëdha. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te njohin persona te rinj dhe mund të humbasin kështu mundësitë e jetës. Në planin financiar do ju duhet maturi dhe sa më shumë durim.

Luani
Pasioni do ndizet edhe më shumë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni si neper ëndrra me atë që keni në krah dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët do ndihen mjaft mirë pranë disa personave që do takojnë dhe do preferojnë të vazhdojnë njohjen me ta. Financat nuk do jene te këqija. Vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm dhe shumë shpejt gjendja do ketë edhe përmirësime.

Virgjëresha
Do jeni tej mase të ndjeshëm sot ju të dashuruarit dhe mund te lëndoheni edhe nga ndonjë shaka që mund të bëjë partneri. Beqaret do mbështeten nga Venusi dhe do arrijnë ta bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Të gjithë do mahniten pas tyre. Në planin financiar do arrini t'i zgjidhni problemet që ju kishin dalë dhe do ndiheni më të qetë për te shpenzuar.

Peshorja
Ka rrezik të fryjë një stuhi e madhe sot në jetën tuaj në çift. Do keni debate shumë të forta dhe do jeni me fat nëse nuk ndaheni. As për beqaret nuk është dita e favorshme. Ata duhet ende të presin për të gjetur personin më të përshtatshëm. Buxhetin duhet ta mbani nën kontroll edhe pak kohë në mënyrë që gjendja të përmirësohet aq sa për të kryer disa investime të mëdha.

Akrepi
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Nuk do ndiheni aspak mirë dhe do kërkoni diku tjetër për emocione me të forta. Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë e turbullt. Beqarët do kenë shumë interes për një person dhe mund te bëjnë edhe sakrifica për ta pasur atë sa me shpejt në krah. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Shigjetari
Asnjë planet nuk do ndikoje fort tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite kështu që çdo gjë do varet prej mënyrës sesi do silleni. Beqarët do fillojnë më në fund një histori dashurie si e kishin ëndërruar gjithmonë. Jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Për financat do përkujdeseni më tepër se kurdoherë tjetër dhe do arrini më në fund ta përmirësoni gjendjen.

Bricjapi
Do i shtoni dozat e fantazisë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do jetë me flakëruese. Kënaqësitë do jenë si kurrë ndonjëherë më parë. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por nuk arrijnë atë që mendojnë. Financat do mbeten gjithë kohës të mira. Përfitoni nga kjo gjë për të bërë investime ose për te shlyer borxhet e vjetra.

Ujori
Sot do bëni mire ta trajtoni partnerin tuaj me sa më shumë përkujdes ju të dashuruarit. Po nuk patët probleme as sot që ai do jetë me nerva, keni për të pasur ditë të mrekullueshme më vonë. Beqarët do jenë të ngarkuar me punë dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Beqarët do bëjnë gabim të madh nëse afrohen me persona që sapo janë divorcuar.

Peshqit
Venusi do krijojë një atmosferë të qetë sot për juve që jeni në një lidhje. Do ndiheni mirë gjatë gjithë kohës dhe nuk do kërkoni me këmbëngulje emocione të forta. Beqarët do kenë një dite interesante dhe të mbushur me takime të mrekullueshme. Buxheti do jetë shumë herë me i mirë se disa ditë me parë dhe mund të kryeni edhe ndonjë investim më të madh.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima