Horoskopi për datën 29 tetor
2016! Si do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 29 tetor<br />2016! Si do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 27 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ju të dashuruarit sepse partneri do ju përkushtohet tej mase dhe do ju bëjë të ndiheni sa më mirë. Beqarët ka mundësi të kenë një ditë interesante dhe të mbushur me surpriza. Mirë është ta shfrytëzojnë sa teë mundin. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë kështu që kujdes me çdo shpenzim që do kryeni nëse nuk doni të mbeteni vetëm.

Demi
Marrëdhënia juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë sot. Do jeni të pamatur me partnerin dhe mund t'i thoni gjëra që do e lëndojnë. Beqaret nuk do jenë në humor shumë të mirë dhe nuk do duan të dalin me personat që do i ftojnë. Shumë shpejt do pendohen, por personi do jetë pranë një tjetre. Me financat do dini si të silleni në çdo moment dhe marrëdhënia do mbetet e kënaqshme.

Binjakët
Ditë ideale do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë e keqe nuk ka për të ndodhur përkundrazi do ndiheni më të përmbushur se asnjëherë më parë. Beqarët do kenë një dite të këndshme dhe do bien kokë e këmbë në dashuri me personat që do takojnë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse shumë shpejt do keni nevojë për më tepër para.

Gaforrja
Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sot dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të flirtojnë me dikë tjetër. Nëse partneri e kupton, ai nuk do iu japë më një mundësi të dytë. Beqaret nuk do favorizohen nga yjet kështu qe do kenë thjesht disa takime pa vlerë. Në planin financiar do i kaloni një e nga një teë gjitha vështirësitë dhe mund të bëni edhe disa investime.

Luani
Çastet e lumtura nuk do kenë te mbaruar sot për juve qe jeni në një lidhje. Buzëqeshja dhe emocionet do jete pjese e pandashme për ju. Beqaret do i mendojnë gjerat më seriozisht dhe do pranojnë te dalin me disa persona që kanë kohe që i joshin. Edhe në planin financiar do jeni me fat. Situata do përmirësohet më shumë nga sa e kishit menduar ndonjëherë.

Virgjëresha
Ka rrezik që lidhja juaj me partnerin të jetë e tensionuar sot. Shumë gjera mund t'iu ecin keq dhe asnjëri nuk do hapë rrugë. Po vazhduat me këtë sjellje shpejt do vijnë edhe ndarjet. Beqaret duhet të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre duke qenë se mundësitë që do ofrohen do jenë të jashtëzakonshme. Buxheti, për fat të mirë, do ketë përmirësime.

Peshorja
Dite harmonike do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë mirëkuptimi dhe hareja. Beqarët do jenë sharmantë pafund dhe do marrin mjaft propozime. Do jetë ne dorën e tyre nëse do përfitojnë apo jo. Me shpenzimet do bëni çmenduri dhe gjendja mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit. Kujdes sepse të gjitha pasojat do i ndieni në të ardhmen.

Akrepi
Gjatë kësaj dite, mirëkuptimi dhe toleranca do mbizotërojë në jetën tuaj. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Beqarët do afrohen mjaft me disa persona, por nuk duhet të mendojnë menjëherë të hedhin hapa me rëndësi. Me shpenzimet do jeni të pamatur dhe shumë shpejt gjendja mund të përkeqësohet.

Shigjetari
Do i qëndroni shumë besnike partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të mendoni t'i përgatisni edhe disa surpriza te këndshme atij. E rëndësishme është që të dy palët të ndihen sa me mirë. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohen. Buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj shfrytëzojeni rastin për të bërë investimet e menduara me herët.

Bricjapi
Yjet dhe në veçanti Dielli do e ndriçojnë jetën tuaj në çift gjate kësaj dite. Pranë atij që dashuroni do ndiheni si kurrë ndonjëherë më parë. As vetë nuk do ju besohet se në fakt jeni në realitet dhe jo në ëndërr. Beqaret duhet të heqin turpin dhe duhet të joshin sa të mundin. Mundësitë sot do jenë të mira. Me shpenzimet tregohuni të matur, por mos e kufizoni tërësisht veten.

Ujori
Ka rrezik të bëni gjëra të gabuara sot ju të dashuruarit dhe mund të lindin mosmarrëveshje të forta në çift. Mos mendoni kurrë vetëm për të mirën tuaj duke neglizhuar partnerin. Beqaret nuk do jenë gati të bëjnë ndryshime në jetën e tyre dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të hidhni hapa sepse në të kundërt mund të bëni gabime.

Peshqit
Do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Ata që kanë pasur debate ka mundësi të ndahen përgjithmonë, ndërsa ata që kanë pasur një marrëdhënie harmonike, do mendojnë të hedhin hapa me tej. Për beqaret do ketë plot takime. Jupiteri do ju ndihmoje t'i stabilizoni dhe pse jo edhe t'i përmirësoni të ardhurat. Nuk pritet asnjë lloj problemi në këtë sektor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima