LONDER - Pronari i një hoteli në kryeqyteti britanik ka vendosur të tmerrojë të gjithë klientët e tij, duke ofruar pamje të vërteta horror. Dhomat e gjumit janë të ngjashme me ato të filmave me vrasje, masakra, fantazma e kështu me radhë.
Për vizitorët, të kalojnë një natë në Camden Lock Holiday Inn është një sfidë e vërtetë. Ndryshimi i madh që po pëson hoteli është pjesë e një eksperimenti, që ka të bëjë me publikimin e filmit horror “Mama”, ku luajnë Coster-Waldau dhe Jessica Chastain.

Çdo natë, ekspertët e efekteve special do t’u fusin miqve të dridhurat e do t’i lënë pa gjumë. Tingujt, haluçinacionet dhe aromat e çuditshme do t’i bëjnë të dalin nga vetja e tyre e të mendojnë se nuk janë më në këtë botë.
Producenti i këtij eksperimenti, Gary Oke tha se qëllimi është të përballojmë frikën më të madhe, ndërsa pronari uron që vizitorët të mos tmerrohen në atë masë, sa të mos duken më në hotelin e tij. Ata që duan të shkojnë njëherë në “ferr” e të vijnë sërish, duhet të regjistrohen online.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com