Skandali/ 'Hotel me 5 yje' në burgun e Peqinit, zv.drejtori i Burgjeve e pranon: Ishim në dijeni të situatës para letrës, shkarkuam drejtuesit e bëmë kontrolle

TIRANË- Një letër që drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj, i kishin dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Admir Abrija më 30 nëntor, ka zbuluar një skandal. Godina që duhej të ishte burg i sigurisë së lartë në fakt ishte kthyer në një hotel me pesë yje për të dënuarit me burg për jetë.

Drejtori i Burgut paraqiste në letër situatën absurde 'të privatizimit' të qelive nga të dënuarit, të cilët urdhëronin rindërtimin dhe rimobilimin e dhomave të tyre. Por, Fehmi Sufaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve pranon në Report Tv se kanë qenë në dijeni të kësaj situate para se të dërgohej letra nga drejtori Hoxha, tashmë i arrestuar. Madje ai pranon edhe se nga ana e stafit drejtues të burgut ka pasur tolerime dhe kanë kaluar cakun e pajisjeve që lejohen.

Ndonëse të burgosurit i kishin arreduar qelitë sipas dëshirave me kondicionerë, televizorë, etj, Sufaj tha në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj se kjo nuk është vepër penale, por shkelje administrative që nuk është në përputhje me rregulloren e burgut.

Gazetarja: E dinit gjendjen?

Sufaj: Nuk është se ka rënë atomi. Nuk ka ra, tregon për episode që flasin për një prishje ekuilibrit të sigurisë. Në disa lëshime fillimisht të vogla, mbase njëra pas tjetrës, kanë ardhur sende të ndaluara, por nuk është vepër penale të futet një kondicioner. Mund të ketë raste që është prishur kjo kërkesë. Drejtuesi kishte marrë informacion që ka prishje të rendit të sigurisë, kanë depërtuar sende jashtë atyre që nuk janë të autorizuar, telefona, se janë kapur disa. U morën disa masa, shkarkimi i atij drejtori dhe emërimi i atij që është arrestuar. U emërua edhe shefi i policisë”.

Sipas tij, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, kishte marrë masa për këtë situatë para se të mbërrite letra, ku janë ndryshuar titullarët dhe janë emëruar Kamber Hoxha dhe Nikolin Gjonpalaj. Ndërsa sipas tij janë pastruar sendet e paautorizuara, madje janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme.

Por, gazetari Trazhëgim Sokol i tha Sufajt se në fakt, katër ditë pas vrasjes Indrit Shaqjes iu gjet një celular, si edhe vetë Sokol Mjacaj kishte arritur të fuste armë në burg, me të cilën vrau Arben Lleshin. Ndërsa skanerët nuk punon prej muajit tetor dhe janë rregulluar vetëm 4 muaj para ngjarjes.

Gazetarja: Keni qenë në dijeni para se t’ju vinte letra nga Kamber Hoxha?
Fehmi Sufaj: Kemi pasur sepse ka pas nisur një proces rekuperimi të situatës nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Njëra ishte zëvendësimi i stafit drejtues përmes zotit Hoxha dhe Gjonpali. Letra është analizuar. Kemi pasur dhe informacion edhe më përpara dhe janë marrë masa. I pari ishte zëvendësimi i titullarëve. Masa e dytë janë bërë disa ndryshime në stafin e sigurisë. Masat e tjera kanë qenë kontroll radikal i vazhdueshëm sistematik nga forcat operacionale në drejtorinë e burgjeve.

Prokuroria është duke bërë hetime, është gjetur një celular, kjo tregon që hetimet do zgjerohen. Sa i përket masave tona, para se të shkruhej informacioni, ishin marrë masa dhe ishin dërguar procedime penale për disa punonjës, ishin referuar në prokurori”, tha Sufja.

“Katër ditë pas ngjarjes është gjetur celular të Indrit Shaqjes. Shoku I qelisë së Lleshit ka pasur kontakte dhe në burgje të tjera me Sokol Mjacaj, kanë qenë me një qeli. Skaneri është rregulluar katër ditë para ngjarjes”, tha gazetari Trazhëgim Sokolaj.

Tashmë prokuroria ka nisur hetime të gjithanshme.

"Çështja është në proces hetimi. Sa i takon masave tona administrative që përpara se të shkruhej informacioni ishin marrë masa dhe dërguar për ndjekje penale dhe janë hapur procedime penale për disa të burgosur dhe disa punonjës. Në vazhdën e këtyre masave" tha Sulaj për Report Tv.

Në burgun e Peqinit ndodhen të paktën 124 persona me dënime të përjetshme dhe mbi 300 të burgosur me dënime shumë të rënda që kanë rekorde jo vetëm për hir të veprave penale të kryera dhe dënimeve afatgjata por dhe tentative të disa herta për tu arratisur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Edhe burgu i Durrësit 'hotel me 5 yje' si i Peqinit? Zv/drejtori i Burgjeve: Mundet! Tregon pse u transferuan të burgosurit VIP

Zv/Drejtori i Burgjeve Fehmi Sufaj pranoi se një situatë e ngjashme me atë të burgut të Peqinit që ishte transferuar si në ‘hotel me 5 yje’ nga të burgosurit  mund të ketë pasur edhe në burgun e Durrësit ku deri në mbrëmjen e 18 dhjetorit ishin vendosur dhe të burgosurit VIP.  

Pyetje: A janë konstatuar në institucionin e Durrësit siuata të ngjashme me këto të Peqinit, privilegje?

Mund të ketë pasur. Ndërhyrja e parë është bërë përderisa janë lëvizur një grup i caktuar personash. Janë vendosur në një ambient tjetër. Janë marrë disa hapa për të riparë jo vetëm Peqinin por të gjithë sistemin po e skanojmë. Po kontrollojmë të gjithë sistemin” tha Sufaj në emisionin “Përballje” për Repor tv.

Mbrëmjen e 18 dhjetorit me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici janë transferuar nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Sa i takon transferimit të të dënuarve VIP, Sufaj e shpjegoi kështu.

“Ne kemi biseduar në ekip me drejtorin e përgjithshëm nën drejtimin e minsitrit. Po hartojmë një procedurë të veçantë që çfarë janë persona, nesër mund të kemi gjyqtarë në burg, prokurorë, sot kemi kolegët tanë do të kenë seksion më vete”

Drejtoria e Burgjeve ka hartuar sot një qarkore ku informon për masat që duhen marrë gjithashtu në një mbledhje është kërkuar që të skanohen të gjitha burgjet.

 Ishim në mbledhje e gjithsecili të thotë çfarë ka tepër dhe nëse kanë zotësi ti nxjerrin apo kanë nevojë për ndihmë”  tha Sufaj për Report Tv.  

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 21/12/2023 10:54

    burgu nuk eshte hotel,,ky shkerdhate duhet arrestuar...

    Përgjigju
  • Meri: 21/12/2023 08:59

    'Peshku qelbet nga koka',që nga Ministri i drejtēsis e me radhë,duhet të meren të gjithë të pandehur.

    Përgjigju
  • Iris: 21/12/2023 02:27

    Si morre kthehet burgu ne hotel dhe zyrtareve nuk u ben pershtypje,si morre privatizohet burgu dhe jo vetem ai i Peqinit dhe nuk reagon askush,per te mos folur per pajisjet e sigurise e kontrollit.Zbrazini qelite,nuk duhet te kete me frigorifere,kondicionere,TV,stufa gatime,mikrovale e kafetiera.Qelia duhet te kete vetem gjerat minimale,karrige,minitryeze,krevat dhe nje komodine.Kushdo qe deshiron te gatuaje,te perdore vetem nje guzhine e nje mence te perbashket,nje-dy salla te perbashketa per TV,nje-dy salla per palestra/biblioteke/lojra.Telefona vetem ata te burgut te pergjuar,takime vetem permes xhamit e vetem kater here ne vit takime fizike me te afermit imediate.Asnje nuk duhet lejuar te zgjedhe me sa vete te ndaje qeline,dhe asnje nuk duhet lejuar te zgjedhe shokun e qelise,por te detyrohet te pranoje ate qe i cakton shteti.Privilegjet e burgjeve te jene ne varesi te krimit,sa me i rende krimi,sa me i pabindur e shkeles i rregullores te jete i burgosuri,me pak privilegje te kete.Eshte paradoksale,por po te mos kishte ndodhur kjo ngjarje,jeta mondane e shkeljet ne burgje do te vazhdonin pa u trazuar,gjykuar nga deklaratat mosperfillese te ketyre zyrtareve,qe e dinin situaten!

    Përgjigju
  • qeni leh ku ha buken: 20/12/2023 17:25

    eshte vrare nje NJERI, jo ng ligji por ne cifligun e Ulsi Manjes, eshte burgosur zingjiri komandues i Peqinit, se nuk ka punuar skaneri zingjiri komandues i burgjeve Ulsi Manja Ardmiri qe qesh dhe paulini kane qe ne Tetor e e dinin se skaner nuk punonte ne burgun e sigurise me e larte ku gjenden telefone vazhdimisht e dinin po sbene asgje emisioni juaj dhe Sufajt me shoke kane misionin e qenit te mbrojne te zotin Ulsiun qe i ka kthyer burgjet ne bodello Ulsiu dhe Sufaj duhet te shpjegojne ke graduan Drejtues ne Gusht dhe si u be ky gradim IUlsiu dhe dibrani Sufaj duhet te shpjegojne pse nuk kane nderhyre per heqjen e sendeve te luksit te banditeve me apo pa mandat e nese Paulini ka dhene miratim per punimet ne regjimin e brendshem ne keto burgje. Ulsiu duhet te na shpjegoje a ka patur ndonje informacion nga Shcba e burgjeve nga Qosja i tij dhe cfare masash ka mare ESHTE VRARE NJE NJERI NE BURG o gazetaruce e shteti do te paguaje qindra ne mos miliona euro dem Policia vrau nje njeri ne rruge e MINISTRI dha doreheqjen por Ulsiut mos i kerkoni kaq shume se nuk vlen tek nje njeri pa moral qe i ka kthyer burgjet ne funksion elektoral te bythes se tij ESHTE VRARE NJE NJERI NE BURGUN E SIGURISE ME TE LARTE ME ARME ZJARRI ngajrja me e rende ne historine e burgjeve KM masturbohet me turistet por shteti bie kur bien burgjet

    Përgjigju
  • mergimtari: 20/12/2023 16:23

    Te zbatohen dispozitat ligjore.Kush i ka shkelur duhet te pergjigjet para drejtesise.Sa per "burgun me pese yje" nuk e kemi nga vetja por nga Evropi.Mjaft qe kriminelet te kenaqen se populli eshte i ngopur.Qytetaret e ndershem ,qe ropaten per te siguruar buken e perditeshme nuk ka gje se nuk kane kushte normale jetese.Ky eshte shteti i te drejtes?Qeveria duhet ta kuptoj se perpara se te sigurohn kushte komode nje krimineli,te krijoi kushte normale jetese per ata qe nuk shkelin ligjet.

    Përgjigju
  • Veliu: 20/12/2023 15:35

    Po ministri ulsiu nuk pinte cafe me ta tek hoteli. Be jemi per gjynah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Kapen me gjysmë ton marijuanë në 'shtëpinë e barit', arrestohen dy shqiptarë në Spanjë