Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha garantoi pasditen e së enjtes se nuk ka asnjë ngërç në procesin e integrimit europian që mund të vijë si pasojë e projektit të Zvërnecit, pasi ai do të realizohet duke respketuar plotësisht direktivat europiane. 

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët ndërkombëtarë, Hoxha foli edhe për protestat, të cilat sipas tij nuk duhet të shihen me shqetësim nga BE pasi janë shprehje e qartë e demorkracisë.

Edhe pse qeveria thotë se nuk ka ende një projekt për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, garanton se ai do të realizohet në përputhje të plotë me standardet europiane dhe detyrimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit.

I pyetur gjatë një konferencë për shtyp me gazetarë ndërkombëtar për qëndrimin e Komisionit Europian mbi realizimin e këtij projekti dhe cënimin e munshëm të procesit të integrimit, Hoxha tha se ky projekt nuk e cënon rrugën europiane të shqipërisë.

“Zëdhënësi i Komisionit Europian foli për pasoja të mundshme, potenciale, që do të thotë ndoshta, nuk ka prova ende, dhe tha që do të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritet shqiptare si dhe na kujtoi detyrime të cilat i dimë. Le të mos nxitojmë të dalim në pëprfundime. Ka një ide për të zhvilluar një projekt atje, por do të bëhet në përputhje me rregullat, ligjet, kriteret e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, kjo është baza” tha Hoxha

Protestat masive që janë futur tashmë në ditën e tyre të 12-të, Hoxha nuk i sheh si rrezik për rrugën europiane të Shqipërisë.

“Protestat tregojnë një gjë, që ne kemi liri. njerëzit mund të dalin dhe të shprehen si e mendojnë ata. Mund të bësh kërkesa politike dhe të sjellësh cdo lloj ideje. Nuk shoh lidhje mes protesës dhe anëtarimit në BE. është e drejta e qytetarëve. Protestat nuk ndodhi nvetëm në SHqipëri, ka edhe në Belgjikë dhe në Francë apo në shtete të tjera anëtare" tha Hoxha 

I pyetur për metodologjinë e anëtarësimit në BE, Hoxha thotë se Shqipëria është e hapur ndaj ideve të reja e fleksibël, siç është integrimi gradual dhe anëtarisimi pa të drejtë vetoje.

“Ne jemi  fleksibël, të prirur të eksplorojmë cdo rrugë që na con drejt BE-së dhe nuk na i vonon procesin. Por edhe nëse kërkonjë lloj ffleksibiliteti që mund ti BE në një afat të caktuar fiks të shikojë dhe përmirësojë metodat e saj të punës, ne jemi të gatshëm ta shikojmë. E ka përsëritur edhe kryeministri shumë herë që Shqipëria është gati të bëj një premtim se nuk do ta përdori veton. integrimin gradual ne e shohim si një gjë përshpejtuese, vulneti dhe dëshira për të bërë sa më shumë të jetë e mundur. kur ekziston vullneti politik ka gjithmon zgjidhje dhe besoj do të arrihet dicka edhe për integrimin gradual" shpjegoi Hoxha

Ministri Hoxha elaboroi më tej idenë se si e mendon Tirana zyrtare integrimin gradual, në mënyrë që Shqipëria jo vetëm të jetë pjesë e proceve të punës në bruksel, por edhe të përfitojë plotësisht kapitujt që arrin të mbyllë, duke u acociuar kështu me politikat e BE-së.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
'Marrëdhëniet me Greqinë nuk kanë qenë kurrë kaq pozitive', Hoxha: Çështja e detit do të shkojë në Hagë

Ferit Hoxha foli edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i cilësuar ato në një nga momentet më pozitive të viteve të fundit. Ai tha se ekziston një vullnet i përbashkët për të trajtuar çështjet e mbetura pezull në marrëdhëniet dypalëshe dhe për të ecur përpara. Hoxha u ndal edhe te çështja e kufirit detar, duke kujtuar se dy përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje nuk dhanë rezultat.

“Marrëdhëniet tona me Greqinë.. po jetojmë në një periudhë kur marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kaq pozitive. Po bëjmë gjithçka për të trajtuar ato ccështje pjesë të shportës së marrëdhënieve dy palëshe. Ka një dëshirë të përbashkët për të ecur përpara, për të vendosur gjithçka në perspektivë e trajtuar disa ccështje shumë të vjetra, përfshirë edhe atë të detit. U përpoqëm 2 herë që të arrinim marrëveshje  nuk mundëm ta bënim. Ndaj si Shqipëria dhe Greqia do të shkojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ka një dëshirë të përbashkët që të ecim përpara e të shohim aspektin pozitiv si të ndihmojmë njëri tjetrin” tha ai.

Ora 18:24
Hoxha flet për protestat dhe qëndrimin e BE-së: Shprehje e lirisë, nuk besoj se për momentin janë shqetësim për shtetet anëtare

Ministri Ferit Hoxha u pyet nga gazetarja Flora McCarthy nga Dublini nëse Irlanda, e cila merr presidencën e BE-së muajin e ardhshëm, ka shprehur shqetësime lidhur me protestat në Shqipëri. Në përgjigjen e tij, Hoxha tha se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se qytetarët po artikulojnë hapur qëndrimet e tyre. 

"U gëzova shumë që isha në Irlandë, ishte vizita ime e parë. Ne na gëzon shumë fakti që ne i ramë derës së Irlandës por ajo ishte e hapur. U sigurova që zgjerimi do të jetë element kyç i presidencës irlandeze. Ne diskutojmë gjithçka me partnerët tanë por smund t;ju tregoj për gjithçka që diskutuam. Shqipëria është në të gjitha lajmet për këtë liri fantastike që ne shohim për herë të parë në vendin tonë.  Qytetarët po shfaqin qartazi idetë e tyre. Nuk besoj se për momentin është shqetësim për shtetet anëtare sepse ata kanë besim tek vlerësimet e Komisionit Europian. Nëse do të lindë nevoja ne do të flasim" tha Hoxha 

Ai u pyet gjithashtu nëse negociatat me BE do të kenë ngadalësim për shkak të protestave për Zvërnecin

“Protestat tregojnë që në Shqipëri kemi liri dhe njerëzit mund të shprehen sicc e mendojnë ata. Në Shqipëri respektohet protesta. Këtu nuk shoh një lidhje mes procesit anëtarësimit dhe protestave. Protestat nuk kanë lindur në Shqipëri. Janë pjesë e përditshmërisë së jetës” tha ai. 

 

Ora 18:10
Ferit Hoxha sqaron idenë e integrimit gradual në BE: Ata që bëjnë përparime duhet të marrin shpërblimin

Ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria e mbështet qasjen e integrimit gradual në Bashkimin Europian, por ai nuk duhet të kthehet në një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë. Gjatë konferencës me gazetarët, Hoxha u shpreh se integrimi gradual duhet të nënkuptojë më shumë akses për vendet kandidate përpara anëtarësimit, por jo një shtyrje të procesit apo një “sallë pritjeje” të pafundme. 

“Për ne, integrimi gradual është akses para anëtarësimit, por nuk mund të jetë shtyrje, nuk mund të jetë një sallë pritje apo një zëvendësues, sepse ne po bëjmë reformat, po përmbushim kushtet dhe presim që BE të mbajë zotimin. Ne jemi dakord me procesin e bazuar në meritë. Ata që bëjnë përparime duhet të marrin shpërblimin” tha Hoxha.

Ora 18:07
Anëtarësimi në BE, Ferit Hoxha: Duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin e ardhshëm, objektivi ynë është i arritshëm

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët e huaj, ministri Ferit Hoxha tha se Shqipëria ka një objektiv ambicioz, por realist, për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian brenda vitit të ardhshëm. Ai i u shpreh se edhe arritjet e deritanishme janë konsideruar ambicioze, duke kujtuar se vetëm pak vite më parë ishte e vështirë të besohej se Shqipëria do të arrinte të hapte të gjithë grupkapitujt brenda 11 muajsh. 

“Kemi një ambicie që t’i mbyllim të gjithë kapitujt vitin tjetër. Kjo është një ambicie që për ne është realiste. Ccdo gjë që kemi bërë deri tani ka qenë ambicioze. 3-4 vjet më parë nuk do të gjenit dikë që do të besonte se do të çelnim të gjithë grup kapitujt për 11 muaj. Nuk është rastësi. Nuk ishte thjesht ëndërr apo dëshirë por mbështetur në themelin e punës sonë, qartësia e objektivave, angazhimi dhe vendosmëria e hekurt, konsensusi mbarëkombëtar, përgatitja e vendit dhe ekipi ynë që punon" tha Hoxha

Ora 18:01
Ministri Hoxha me gazetarët: Shqipëria me ritëm të pashembullt në rrugën drejt BE-së, tani vijojmë me fazën tjetër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi gjatë konferencës me gazetarë se Shqipëria ka përmbushur me sukses piketat e ndërmjetme të procesit të negociatave me Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë si provimin e parë të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit. Hoxha tha se vendi ynë ishte i pari që negocioi me metodologjinë e re të BE-së, ku përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për kalimin në fazën pasuese. Sipas tij, 24 kriteret e përkthyera në 92 detyrime konkrete janë përmbushur plotësisht, duke dëshmuar gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar procesin.

"Jemi mirënjohës për të gjithë për mbështetjen e Bashkimit dhe Komisionit Europian , kjemi punuar fort për të bërë realitet këtë. I celëm kapitujt për 11 muaj që është e pashembullt. Kycc ishte përmbushja e piketave të ndërmjetme. Ishim vendi i parë   që negocionim me metodikën e re, që ka vendosur një kusht të posaçëm, që përmbushja e piketave të ndërmjetme është kusht për fazën e rradhës.  Ishim shumë të lumtur. Ishte fryti i një pune të jashtëzakonshme. Ky ka qenë provimi i parë fare në këtë proces. Ka treguar nivelin e  gatishmërisë se 24 kriteret e përkthyera në 92 hendeqe konkrete u plotësuan. Procesi ishte skrupuloz dhe Shqipëria përmbushi piketat e ndërmjetme.  Pra Shqipëria ka dhënë garanci të mjaftueshme që në kapitujt 23 dhe 24 deri më tani, procesi është solid dhe tani nisim me mbylljen e kapitujve. Ne shpresojmë që  do të mund të mbajmë këtë ritëm, këtë vrull dhe të vijojmë me fazën tjetër në javët apo muajt që vijnë” tha Hoxha