PRISHTINE - Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për në Serbi ku pritet të marrë pjesë nesër (e enjte) në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, në kapacitete të barabarta me shtetet e tjera, ben te ditur KosovaPress.
Si vazhdimësi e procesit të Berlinit, në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.
Vizita e ministrit Hoxhaj në Serbi është vizita e parë e një ministri të Jashtëm të Republikës së Kosovës. "Qëllimi i kësaj vizite është që të marrë pjesë në një konferencë në nivel të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ne do të diskutojmë për çështjet e bashkëpunimit rajonal dhe të bashkëpunimit ekonomik. Për më tepër, kjo vizitë flet për atë që procesi i normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe të pavarura është në një fazë të rëndësishme të tij dhe se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut deri në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore në mes të vendeve tona", thuhet në deklaratën e ministrit Hoxhaj dërguar mediave. /ATSH/
/Shqiptarja.com