Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, përfaqësues special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në takim sot me ministrin kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të BE-së për Kosovën.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar përfaqësuesin special të BE-së për progresin që po arrin Kosova në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.
Ministri Hoxhaj e falënderoi Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për Kosovën në të gjitha fushat, duke kërkuar vazhdimin e mëtutjeshëm të përkrahjes për shtetin e Kosovës.
Sipas njoftimit nga MPJ kosovare, Hoxhaj dhe Zhbogar kanë biseduar edhe për vendimet e fundit të Republikës së Kosovës në raport me zhvillimet ndërkombëtare, ku ministri Hoxhaj shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për të gjitha temat që kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen botërore. /ATSH/
/Shqiptarja.com