Pas tre ditësh bllokimi është rihapur për qarkullimin e automjeteve rruga e Njësisë Administrative Dardhas, e cila pësoi rrëshqitje si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Bashkia Pogradec, me mjetet e saj dhe me ndihmën e kompanive private, arriti të zhvendosë të gjithë masivin e shembur dhe të mbushë trupin e rrugës, duke mundësuar kështu kalimin e automjeteve drejt Dardhasit dhe pesë fshatrave të tjerë që janë pjesë e kësaj njësie administrative.
Gjatë ditës së sotme, në zonë ishin të pranishëm edhe prefekti i Qarkut të Korçës, Nertil Jole, si dhe deputeti Bledi Çomo. Ata theksuan se puna është kryer me orë të zgjatura, me qëllim rihapjen sa më të shpejtë të rrugës për kalimin e banorëve dhe automjeteve, si një shërbim dhe nevojë jetie për komunitetin e zonës.
Lajmi kryesor:
Dëbora zbardh vendin, por 'prek' dhe rrugët! Qukës-Qafë Plloçë e bllokuar! Gjirokastër-Tepelenë nën 'pushtetin' e gurëve











