Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht

Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht

Qytetarë palestinez

Human Rights Watch ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza duke privuar qëllimisht civilët palestinezë atje nga aksesi për ujin. Një raport i organizatës thotë se veprimet e Izraelit përfshijnë dëmtimin e qëllimshëm të infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve. Sipas grupit hartues të raportit kjo ndoshta ka shkaktuar mijëra vdekje, gjë që është gjithashtu e barabartë me "kryerjen e krimit kundër njerëzimit dhe shfarosjes".

Izraeli e hodhi poshtë raportin e HRW duke e cilësuar si "propagandë". 

Në një postim në X, zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite tha se grupi "po përhapte edhe një herë shpifje. E vërteta është krejtësisht e kundërta e gënjeshtrave të HRË" tha ai.

Raporti prej 179 faqesh thotë se "që nga tetori 2023, autoritetet izraelite kanë penguar qëllimisht aksesin e palestinezëve në sasinë e duhur të ujit të nevojshëm për mbijetesë në Rripin e Gazës".

Raporti vlerëson se Izraeli ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën, duke përfshirë panelet diellore që furnizojnë impiantet e trajtimit, një rezervuar dhe një depo të pjesëve rezervë, duke bllokuar gjithashtu karburantin për gjeneratorët. I

Izraeli gjithashtu sipas HRË, ndërpreu furnizimet me energji elektrike, sulmoi punëtorët e riparimit dhe bllokoi hyrjen në Gaza të materialeve të riparimit.

"Kjo nuk është thjesht neglizhencë. Është një politikë e llogaritur”, është shprehur një zyrtar i organizatës.

Raporti bazohet në intervista me dhjetëra palestinezë nga Gaza, duke përfshirë zyrtarë të autoritetit të ujit, ekspertë, punonjës të kujdesit shëndetësor, dhe imazhe satelitore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025