UKRAINË - Djali i ish-Presidentit Ukrainas, Viktor Yanukovych ka humbur jetën në një aksident me makinë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Anton Herashchenko, ligjvënës dhe ndihmës i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar se është ndarë nga jeta Viktor Yanukovych.
Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur për një moment ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në liqenin Baikal të Rusisë. Bashkë me të në makinë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë. Nga aksidenti ka humbur jetën vetëm djali i ish-presidntit, 33 vjeç, ndërsa pasagjerët që udhëtonin me të kanë shpëtuar.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com