Humb jetën nga koronavirusi 15-vjeçarja nga Tetova, shënohen 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Humb jetën nga koronavirusi 15-vjeçarja nga Tetova, shënohen 26 viktima në Maqedoninë e Veriut

Ambulancë

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka vdekur në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, vajza u soll në gjendje shumë të rëndë nga spitali i Tetovës, ku u trajtua për dy ditë. Sipas raportit mjekësor, pacientja nuk ishte e vaksinuar.

“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilen nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rrezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Kjo është viktima më e re që ka humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, janë regjistruar gjithsej 26 viktima dhe 905 të infektuar me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 4,982 mostrave.

Viktimat janë: tetë në Shkup, gjashtë në Tetovë, tri në Strugë, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Prilep, Ohër, Vinicë, Dibër dhe Kratovë.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veirut ka arritur në 5,954. Numri i rasteve aktive në këtë vend është 14,785./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët