Humbi 7 familjarë nga Covid, 23 vjeçari teston i pari vaksinën e Oxford-it (VIDEO)

Humbi 7 familjarë nga Covid, 23 vjeçari teston i pari vaksinën e Oxford-it (VIDEO)

Një 23 vjeçar i cili humbi shtatë anëtarë të familjes, të ‘vrarë’ nga pandemia e Covid-19,  është tani amerikani i parë që mori vaksinën eksperimentale antikoronavirus të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me italianen IRBM Pomesia me qendër në Romë

Sipas New York Post, Jacob Serrano dhe 31 persona të tjerë morën një dozë placebo ose vaksinë e cila është futur në prodhim nga kompania bioteknike ‘AstraZeneca’.

Testet do të vlerësojnë se sa e efektshme është vaksina në bllokimin e infeksionit apo dhe zvogëlimin e simptomave dhe është hapi i fundit para se Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA të fillojë të shqyrtojë nëse do ta miratojë atë për përdorim publik.

Serrano është shprehur se ai dëshiron të jetë pjesë e zgjidhjes së emergjencës shëndetësore prej koronavirusi, gjatë së cilës, deri tani kanë humbur jetën më shumë se 183 mijë persona në SHBA dhe mbi 857 mijë në të gjithë botën.

Unë shoh numrin e madhe të jetëve që kemi humbur dhe thjesht nuk dua që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë,”  tha ai gjatë një interviste për mediat

Studiuesit thanë se ata planifikojnë të testojnë vaksinën te 50,000 vullnetarë në të gjithë botën dhe do të vazhdojnë me fazën e tretë të provave edhe në Japoni dhe Rusi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren