Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako morën pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të Policise, Lorent Duli, i cili humbi jetën tragjikisht duke kryer detyrën.
Demiraj ishte edhe në familjen e të ndjerit ku u shprehu ngushëllimet më të thella në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe gatishmërinë për mbështetje të pakursyer.

(Ministri Demiraj nderon efektivin Duli i cili humbi jetën në aksident)
Po ashtu Ministri i Brendshëm vizitoi në spital edhe dy punonjësit e tjerë të plagosur, të cileve iu uroi shërim të shpejtë.
Lorent Duli, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën një ditë më parë pasi u aksidentua me automjetin e punës në aksin rrugor Korçë-Devoll.
Në shoqërinë e dy kolegëve të tjerë, Duli sapo kishte lënë turnin dhe po kthehej në shtëpi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com