Humbi jetën në një aksident ajror/ Nis ceremonia budiste për varrimin e pronarit të Leicesterit në Tajlandë

Humbi jetën në një aksident ajror/ Nis ceremonia budiste për varrimin e pronarit të Leicesterit në Tajlandë

Pamje nga tempulli i ngritur në nder të Vichai Srivaddhanaprabha

BRITANI E MADHE- Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e parë e varrimit të pronarit klubit të futbollit të Leicesterit, i cili humbi jetën gjatë një aksidenti ajror.

Funerali i Vichai Srivaddhanaprabha filloi me ritualet budiste në një tempull në Bangkok, Tajlandë dhe më pas do të ndiqet nga ceremonitë e recitimit.

Pas shtatë ditëve ceremonisë së recitimit të vargjeve budiste nga murgjit, lojtarët e Leicesterit do të fluturojnë drejt Tajlandës për t’i dhënë lamtumirën e fundit shefit të tyre.

Ndërkohë të gjitha ndeshjet e Premier League këtë fundjavë do të paraprihen nga një heshtje një minutëshe ose nga duartrokitje, ndërsa të gjithë lojtarët do të veshin shirita të zinj.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja