Humbi jetën nga një aksident tragjik në Rumani, përcillet për në banesën e fundit polici shqiptar

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i cili humbi jetën gjatë një aksidenti të ndodhur në Rumani. Kolegë dhe familjarë nderuan kujtimin e tij duke zhvilluar homazhe për t'i lënë vendin parakalimit përmes qytetit të Elbasanit në shenjë nderimi për Devinën i cili prej 11 vitesh shërbente në Rumani si Oficer Ndërlidhës i Policisë së Shtetit, pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

Ai ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik të ndodhur vetëm katër ditë më parë. I njëjti aksident i mori jetën edhe bashkëshortes së tij rumune teksa ishin duke udhëtuar me një makinë me targa diplomatike të Ambasadës Shqiptare, kur u përplasën me një kamion mallrash.

Makina drejtohej nga bashkëshortja e tij, ndërkohë që ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së saj

Nga përplasja kamioni u kthye përmbys, e ndërsa mjeti me targa diplomatike doli nga rruga. Kjo shkaktoi trafik të rënduar në zonë duke e lënë të bllokuar të dyja anët e rrugës për disa orë.

Ervin Dervina ishte me origjinë nga qyteti i Elbasanit, djali i dy mësuesve të nderuar në Elbasan. Dervina punonte si oficer kontakti në Rumani prej 10 vitesh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergji: 27/05/2019 12:49

    Kush ka pare mire nga Rumania ?

    Përgjigju
    • Balkanas: 27/05/2019 22:10

      O Gjergji: Rumania ka qene vendi i rilindasve te vertete shqipetare kur shqiperia ishte anadollake dhe rilindasit otomane ishin pushtetare ne sherbim te osmanve Rumania na ka dhene Hymnin kombetar ,muzike dhe tekst dhe ne mbushemi me genjeshtra qe Asdreni na e dha, jo Asdreni e perketheu fjale per fjale, Por kujt ja thua Sa per kete fat keqin qe vdiq mos u merzit se do ta bejne deshmor, si ushtaraket qe u vrane ne Estoni nga mungesa e profesionalizmit, keta jemi ne qe dime vetem te krijome heronj te rreme gjate historise tone

  • albatros: 27/05/2019 10:27

    O Hasan POR..A, ke harruar ilacet, shko merri!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Hasani: 27/05/2019 00:35

    E morëm vesh... Keni një javë që shkruani për këtë... Kur vdes një njeri fukara as e rruani fare... Ku është ndryshimi se zotëria ishte polic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)

SHBA, polici në Denver qëlloi me 36 plumba ndaj grabitësit që kishte marrë peng punonjësit e një minimarketi (VIDEO)