Bari Balla është 51-vjeçari shqiptar që humbi jetën më 20 prill Silema, Maltë, pasi çatia e shtëpisë ku po punonte u shemb.
Viktima, babai i 6 fëmijëve me origjinë nga Librazhdi, prej dy vitesh jetonte dhe punonte në Maltë.
Komuniteti shqiptar në Maltë ka hapur një llogari për mbledhje fondesh për të mbështetur familjen e 51-vjeçarit teksa po përballen me tragjedinë. Familja kërkon që banesa e fundit e Bari Ballës të jetë në Shqipëri.
Aksidenti në punë
Bari Balla, babai i 6 fëmijëve, humbi jetën në mënyre tragjike të shtunën më 20 Prill duke punuar në ndërtim. Ai vdiq pasi çatia e një shtëpie të viteve 1920 në rrugën St Ignatius, Sliema, u shemb.
Në momentin e aksidentit Balla ishte me një 31-vjeçar, i cili mori vetëm disa lëndime të lehta. Ndërsa trupi i 51-vjeçarit u gjet i vdekur rreth një orë më vonë nga trupat e kërkim shpëtimit.
Pas shembjes, Autoriteti i Ndërtimit lëshoi një deklaratë duke thënë se punimet nuk ishin sanksionuar ende dhe po kryheshin pa lejet e nevojshme.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6628d4dc31601891e1aaada8a9319ce29a1fabcebbc84fa1d5370-1713865360-9593876d-1920x1280.png)
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
75%
-
Jo
18.8%
-
Ndoshta
6.3%
Vota total: 80
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skena të turpshme nga Malta, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishtat
19 Korrik, 09:37
-
Conference League/ Përmbysje 'e çmendur', Partizani fiton 1-2 në Maltë dhe kalon në turin e dytë! Kundërshtari i radhës
18 Korrik, 21:16
-
Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar
18 Korrik, 11:32
-
Gjermani/ U gjet i plagosur në rrugë, shqiptari humb jetën në spital
14 Korrik, 14:06
-
Vdekjet pësuan rënie më 2023, por ato nga tumoret u rritën
11 Korrik, 07:24
-
Itali/ Shqiptari bie nga skela, humb jetën
6 Korrik, 16:03
-
Shuhet në moshën 92-vjeçare ylli i ‘La Dolce Vita’
18 Qershor, 15:54
-
U largua mbrëmë nga banesa, 33-vjeçari në Kolonjë gjendet i mbytur në rezervuar
17 Qershor, 09:07
-
Sherr mes të rinjsh në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
12 Qershor, 09:56
-
I zhdukur prej ditësh, prezantuesi i BBC gjendet i vdekur në ishullin grek
9 Qershor, 10:21
-
Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë
2 Qershor, 15:01
-
Vdes në moshën 92-vjeçare fituesja e çmimit ‘Nobel’ në Letërsi, Alice Munro
15 Maj, 16:45