Humbi këmbët pas shpërthimit me eksploziv, Julian Çela tregon historinë e tij: Pata gjithmonë besim në Zot, shteti t’i ndihmojë njerëzit si unë

Humbi këmbët pas shpërthimit me eksploziv, Julian Çela tregon historinë e tij: Pata gjithmonë besim në Zot, shteti t’i ndihmojë njerëzit si unë

Një shpërthim me eksploziv mëngjesin e një dite shkurti në vitin 2014 do t’i ndryshonte jetën. Julian Çela, një i ri nga Gramshi rrëfen për gazetaren Danjela Maloku historinë e tij frymëzuese, teksa një shpërthim eksplozivi në punë do t’i merrte dy gjymtyrët e poshtme dhe sesi gjeti forcën për të rinisur sërish jetën.

Dua ta nis një natë para shpërthimit, kur me shokët po diskutonim se vullneti I Zotit duhet pranuar pavarësisht se aim und të të japë disa gjëra dhe mund të të marrë disa të tjera. Atë ditë u zgjova për të shkar në punë dhe nuk e përshëndeta familjen. ndërkohë që po shkoja në punë, rruga ndonëse gumëzhinte, mu duk krejt e qetë. Kur ndodhi shpërthimi nuk e dija se çfarë po ndodhte. Preka trupin dhe thashë jam mirë, por kur pashë këmbët, ato kishin ikur njëherë e përgjithmonë. Aty po thërrisja për ndihmë dhe njerëzit nuk po afroheshin se menduan se do kishte shpërthim tjetër. Më mori dikush dhe më dërgoi me makinën e tij. Një zë brenda më thoshte mbahu se jam me ty” tregon Juliani.

Pas tre muajsh nga dita e shpërthimit Juliani shkoi në shtëpi, jo me kënbët e tij, por me një karrocë me rrota. Kjo e bëri atë të humbte shpresat, deri në momentin që mësoi se ka njerëz që kanë humbur këmbët, por mund të ecin nëpërmjet protezave. Mbështetja e tij më e madhe është familja e tij, gruaja Erjola me të cilën përballi çdo sfidë, që nga ardhja në Tiranë, e deri te sakrifica për tu ngritur sërish në këmbë.

“Doktorët thonin që sfida më e madhe do të ishte pasi unë të shkoja në shtëpi. Kthimi në shtëpi ishte shumë I vështirë. Kisha ëndërruar të luaja me djalin, Erjola duhet të kujdesej dhe për mua, do të shtynte edhe karrocën e djalit, por edhe timen”.

Në “Rreze Dielli” Julian Çela tregon edhe momentin kur u ngrit për herë të parë në këmbë, pas vendosjes së protezave në Amerikë.

“Kur kam hedhur hapin e parë, kam thënë ‘Po Zot, unë bashkë me ty mund të eci.” Dhe unë jo vetëm eci, por edhe vrapoj. Kam marrë pjesë në Maratonën e Tiranës, por edhe kam krijuar një skuadër futbolli me njerëz që kanë probleme si unë.”

Në përfundim, Julian Cela, i cili u bë shembull force edhe për të tjerë që fati nuk I ka buzëqeshur gjithmonë, ka dhe një apel për shtetin. Të punësojë personat me statusin invalid dhe t’i mbështesë më tepër këtë kategori.

 

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 15/05/2020 16:52

    Me preku shume kjo histori.une jam rritur jetim dhe zoti eshte gjithmone rreth e rrotull njerezve qe kane nevoje per te.besimi,respekti,konsiderata ndaj tij ne rradhe te pare i jep mundesine zotit te gjej perkrahjen e duhur per ty,syte tane ne drejtim te tij,mirenjohja me nje shpirt te paster e pergjegjesojne ate me shume dhe e afrojne me ne,por dhe ti Juli je nje djale qe e ke merituar lumturine me pastertine qe na percjell,dhe mundesine sigurisht.zoti eshte nje mik dhe nje shok rrugetimi per kedo qe eshte i paster dhe e sheh si krah dhe jo si nje gjeni llambe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë