Gjendet pas 7 muajve Artur Elezi! Mëson nga qelia e burgut se kërkohej në emisionin ’Pa Gjurmë’, 51-vjecari rilidh kontaktet me motrën

Të tjerë njerëz rilidhin kontaktet e humbura falë emisionit ’Pa Gjurmë’, në Report tv. Artur Elezi u gjet pas 7 muajve, pasi kishte humbur kontaktet me motrën e tij Alketa Mustafaj. Ajo nuk gjen fjalë të përkshkruaj emocionet, kur i vëllai e telefonoi në një ditë të shënuar për të gjitha gratë, më 8 mars. 51-vjeçari ndodhet ende pas hekurave, në një burg në Patra të Greqisë, ndërsa i kanë mbetur edhe pak ditë për të fituar lirinë. Lajmin e konfirmoi vetë e motra, gjatë një lidhje me skype nga Shkodra. Ajo i tha ’Pa Gjurmë’ se ka folur me Arturin dhe se ai është shëndoshë e mirë. Pasi kishte mësuar se kërkohet në program, ai thyen heshjen duke e marr në telefon.

Më datë 8 mars vëllai më kontaktoi, pasi kishte parë emisionin. Më tha se e kisha kërkuar dhe të mos bëhem merak. Ai është shëndoshë e mirë dhe të paktën është gjallë, asgjë e keqe nuk I ka ndodhur. Më tha se në fund të këtij muaji do të dalë nga burgu dhe do vij të më takojë. Nuk më kishte kontaktuar përgjatë gjithë këtyre muajve, pasi kishte ndërruar burg, nga Athina ishte zhvendosur në Patra. Nuk më dha të tjera shpjegime, vetëm se ishte mirë

Artur Elezi humbi kontaktet që prej 28 shtatorit të vitit 2020, kur i telefonoi për herë të fundit motrës, nga Greqia, aty ku kryen ende dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. 51-vjeçari i komunikoi se do të dilte nga qelia pas dy ditëve, por pas këtij komunikimi do të kalonin muaj. Vëlla e motër u rritën nga babai kur humbën nga kjo jetë nënën, e cila u la amanet të kujdeseshin për njëri-tjetrin, kur Alketa ishte 8 dhe Arturi 11 vjec. Në moshën 15-vjecare e motra u martua në një fshat të Pukës, martesë e cila e largoi nga familja e saj. Ajo nuk ishte e pranishme as në ceremoninë mortore të babait, i cili i dha fund jetës 14 vite më parë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Të mbetur vetëm të dy plotësuan amanetin e nënës, u ribashkuan 18 vite më pas. Humbja e kontakteve me të vëllanë ishte një ndarje e dytë për motrën, e cila erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ me shpresën se Arturi do të bëhet i gjallë. Nuk kaloi shumë kohë, kur më në fund ai rilidh kontaktet e humbura duke përnbushur edhe amanetin e nënës. 

 

 

 

 

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja