Sezoni 2018-2019 është më i çuditshmi për skuadrën spanjolle të Villareal. Në “Europa League” nëndetësja e verdhë gjendet në fazën çerekfinale, ndërsa në kampionat renditet në vendin e 18, pozicion që në rast se “La Liga” mbyllej sot ata do të ishin të rënë një kategori më poshtë.
Por si të mos mjaftonte drama kundër Barcelonës ku nga 4-2 në minutat e fundit katalanasit barazuan 4-4 edhe në ndeshjen e kësaj jave situata është paraqitur pak a shumë e njëjtë.
Kundër Betesit, në minutën e 89 kur rezultati ishte 2-1 në disfavor të Villareal, nëndetësja fitoi një penallti. Ekzekutimin e mori përsipër një futbollist me shumë eksperiencë si Santi Cazorla, por ish-futbollisti i Arsenal gabon, duke humbur një rast të artë për të dalë me pikë.
Ky episod nuk është përjetuar mirë nga Santi që pas ndeshjes ka nisur të qajë. Edhe pse dikush nga stafi vjen ta ngushëllojë sërish futbollisti ka mbetur shumë i zhgënjyer me veten.