Disfata në finalen e Budapestit është përjetuar keq nga kampi anglez. Edhe pse trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e uroi dhe e quajti skuadrën më të mirë në botë Paris SG, pretendon se arbitrimi ishte i padrejtë. Sipas tij topçinjve iu mohua një penallti me protagonist Eze-n. Lot dhe trishtim kishte te mbrojtësi Gabriel i cili humbi penalltinë e fundit te Arsenal, por edhe portiere Raya nuk e përjetoi më mirë.
Te francezët trajneri Luis Enrique tha se ‘fitimi i kësaj Champions League ishte më e vështirë se e para’, ndërsa lojtari më i mirë i finales Vitinha thumboi Messi-n. Ai u shpreh se kur Messi u largua nga Parisi tha ‘se ne nuk do të fitonim kurrë një trofe të Champions League, por sot bëmë dy’.
Finalje e Champions League në Hungari u mbyll me rezultatin 1-1 pas 120 minutash, ndërsa Paris SG arriti të ngrinte trofeun falë triumfit me penallti.
Komente




