Humbja e parë, Inzaghi: Pas golit të Bajramit nuk ishim të qartë, na dhemb

Humbja e parë, Inzaghi: Pas golit të Bajramit nuk ishim të qartë, na dhemb

Simone Inzaghi

Interi pësoi humbjen e parë sezonale, me djemtë e Simone Inzaghit që u mposhtën 1-2 me përmbysje nga Sassuolo, për javën e gjashtë në Serie A. Pas ndeshjes për mikrofonat e DAZN, Inzaghi tha se kjo është një humbje që dhemb.

"Zhvilluam një pjesë të parë të mirë kundër një skuadre me vlera. Por duhet të shënonim më shumë se një gol duke llogaritur rastet e krijuara. Në të dytën e humbëm forcën tonë, nuk ishim kompaktë. Një humbje që të dhemb. Bëhet shumë e vështirë të rikuperosh kur nuk je më i kthjellët", theksoi Inzaghi.

Më pas trajneri tregoi edhe gjendjen e ekipit, duke thënë se të tijtë u panë të dekurajuar pas disfatës që nuk ndodhte prej 40 ditësh.

"Në pjesën e dytë e nisëm mirë, më pas erdhi goli i barazimit 1-1 dhe prej andej humbëm qartësinë. Më pas ishte supergoli i Berardit. Gabimi i parë pas 40 ditësh? Na vjen keq, dhemb sepse djemtë u dekurajuan nga humbja në shtëpi. Dhemb, por duhet të jemi të qartë për të kuptuar se ku të bëjmë më mirë, pas 48 orësh do të ketë një tjetër ndeshje shumë të vështirë kundër Salernitanës", tha Inzaghi mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Studente e Drejtësisë, 21-vjeçarja Dea Nako zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë

Studente e Drejtësisë, 21-vjeçarja Dea Nako zëdhënësja e re e Partisë së Lirisë