Humbja e thellë më 14 maj, Alimehmeti për Report Tv: Partia duhet të riformatohet, të hapet për gjeneratat e reja

Ilir Alimehmeti, i cili kryesonte listën e Këshillit Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin Bashkë Fitojmë foli në Report Tv për rezultatin drastik që morën. Sai takon këtij rezultati, Ilir Alimehmeti thotë se ishin në një luftë të pabarabartë.

“Ishim në një luftë të pabarabartë, çdo lloj armë joligjore u përdor ndaj nesh, na u hiqte koha televizive, fondet, kishim vështirësinë në regjistrime, u hoqën komisionerët, numëruesit. Këto bëjnë një lloj fryme në njerëz që kjo histori ka marrë fund pse të votojmë”, tha ai.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Alimehmeti tha se tashmë iu duhet një riformatim i partisë dhe një hapje drejt gjeneratave të reja.

“Ne na duhet një ristartim i madh i fuqisë tonë politike që ta na çojë drejt suksesit. Ne na duhet një riformatim. Sado e dhimbshme të jetë për ca njerëz, ne duhet të shohim sa herë kemi qenë të suksesesh, e me radhe. Si duhet të ristartojmë? E duhet ta nisim duke dëgjuar njerëzit. Duhet të ngremë kapacitetet tona

Patjetër që ka ndikuar përçarja. Që bashkimi  duhet të ndodhë, që hapja e partisë me mekanizma, futja e figurave brenda saj, duhet të bëhet shumë e qartë në mënyrë që riformatimi të vijë natyral dhe spontan aty ku e kërkojnë njerëzit. Duhet të shkojmë drejt asaj që quhet gjeneratë e re”, u shpreh Alimehmeti.

Ilir Alihmehmeti do të jetë anëtari i Këshillit Bashkiak në Tiranë. Kujtojmë që Bashkë Fitojmë mori një rezultat drastik në zgjedhjet e 14 majit, ku arriti të fitojë vetëm 7 bashki.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cuf dabjoni: 24/05/2023 16:30

    Dr. Iliri ...Partia eshte e tè gjitheve dhe hapet per te gjithe dhe zgjidhen ata qe marri votat ..por..por nuk mund te rrij Kryetari I Partise apo ai I Deges me shume se dy here...ne se doni te jete demokratike e evropiane.ndtyshe Me Salira e Lukbasha tatpjeta ju pret..dhe ti e provove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille