Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit rumun, Mircea Lucescu nuk është më trajneri i kombëtaren së Rumanisë në futboll. Humbja kundër Turqisë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026 ka bërë që 80-vjeçari të largohet pas 18 ndeshjeve në këtë rol.

Nga gushti i vitit 2024 ai ishte në stolin e rumunëve duke ia dalë t'i dërgonte deri në fazën play-off. Përvoja e tij e parë me Rumaninë ishte 45 vite më parë, kur e drejtoi ekipin nga nëntori 1981 deri më 2 tetor 1986. Gjatë mandatit të tij të parë në krye të ekipit, ai e udhëhoqi vendin drejt Kampionatit Evropian të vitit 1984, paraqitja e parë e vendit në këtë turne.

Para disa ditësh Mircea Lucescu pësoi një shqetësim të papritur shëndetësor dhe u transportua me urgjencë në një spital në Bukuresht pasi u rrëzua në tokë gjatë seancës stërvitore të Rumanisë në prag të ndeshjes miqësore me Sllovakinë.

Në karrierën e tij të gjatë Lucescu ka drejtuar klube si Interi, Pisa, Brescia, Reggiana, Rapidi i Bukureshtit, Galatasaray, Besiktas, Shakhtar Donetsk, Zenit, kombëtaren e Turqisë apo Dinamon e Kievit.