Humbja në zgjedhjet e 14 majit, kandidatët e ‘BF’ ndjekin linjën e Berishës, nuk pranojnë rezultatin! Maliqi: Në Kuçovë do ripërsëriten votimet

Kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë në zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë mbajtur të njëjtën linjë me Sali Berishën duke thënë se nuk është e nevojshme që ky i fundit të dorëhiqet nga kreu i Rithemelimit por se duhet të bëhet një analizë më e thellë dhe më pas të vendoset.

Kandidati për Kuçovën, Lefter Maliqi tha se Berisha është fitues moral i këtyre zgjedhjeve sepse pavarësisht mungesës të vulës së PD-së dhe të komisionerëve, sërish kishte arritur të merrte një numër të madh votash. Ai u ndal më tej tek kontestimi i rezultatit për bashkinë e Kuçovës duke deklaruar se në shtator apo tetor mund të kishte përsëritje të zgjedhjeve në këtë bashki.

“Sali Berisha është fitues moral i këtyre zgjedhjeve sepse ishte pa vulë dhe pa funksionarë. Kurse për Kuçovën ppo iu them se fitorja do jetë në tavolinë pas hapjes së kutive ose do kalojmë në zgjedhje në muajin shtator apo tetor, kështu që jam i bindur në një fitore të padiskutueshme”-tha Maliqi.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse Berisha duhet të jepte dorëheqjen, një prej kandidatëve të BF në zgjedhjet e 14 majit, deklaroi se mbledhja e ditës së sotme bëhet për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

“Nuk jemi mbledhur për dorëheqjen e Berishës, duhet të kërkojmë dorëheqjen e Ramës jo të Berishës”- u shpreh ai.

I të njëjtit mendim ishte edhe një tjetër kandidat i BF i cili tha se duhej bërë analiza e zgjedhjeve më pas të vendosej mbi qëndrimin që duhet të mbajë secili.

Sot Sali Berisha në godinën e Rithemelimit zhvilloi një mbledhje me 61 kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe me drejtuesit e qarqeve, ku deklaroi se do të ketë një analizë ndër më seriozet sa i takon rezultatit në zgjedhjet vendore të 14 majit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 29/05/2023 20:42

    Ju lerofsha nen!!!me gjith berishe o te paftyr!!ky maskara maliqi ca kerkon!!as per roje vreshti nuk ben!!sahanlepires sa majtas djathtas!!ku ti ndezi eshte katandisur!fuck you lefter

    Përgjigju
  • Linda: 29/05/2023 18:00

    Po ne Kucove kaq te humbur paskan qene njerzit qe nuk e votuan gabimisht Maliqin? Kultura e tij qe mohon rezultatin e zgjedhjeve tregon se do kete nga ato diplomat e Kellicit se nje njeri me nivel te larte arsimor vazhdon perpara! Nuk fitoj Likja ne Skrapar e do Maliqi te fitoj ne Kucov!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë