Hungari, Budapesti nderon viktimat e “Mermaid”, ritual i lashtë i marrinës detare (VIDEO)

Dy goditje kambane thyen heshtjen që rrethonte Danubin, jo gjithmonë aq blu sa Strauss-i e përshkroi në muzikë.

Kështu nisi ceremonia në përkujtim të 35 të mbyturve rreth 40 ditë më parë, kur anija Marmeid u përplas me anijen Viking.

Budapesti nderoi viktimat përmes një rituali të lashtë varrimi të marrinës detare.

Hiri i eshtrave të njërit prej dy anëtarëve të ekuipazhit, u lëshua në ujërat e Danubit, bashkë me kurora lulesh të familjarëve dhe të shtënave të armëve.

"Varrimi i marinarëve është një traditë e lashtë - thotë zëdhënësi i “Panorama Deck”, marinarët  zakonisht varrosen në ujë, aty ku kanë kaluar shumicën e kohës”

Procesioni i 15 anijeve, të cilat morën pjesë në ceremoni, pastaj lëvizi drejt urës Margaret, aty ku dhe ndodhi tragjedia.

Mjaftë njerëz ishin mbledhur në brigjet e Danubit për ti dhënë përshëndetjen e fundit viktimave.

Budapest, tragjedia e Marmeid është më e rënda që nga Lufta e Dytë Botërore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë