BUDAPEST, 15 gusht ATSH-ANSA-AFP/ - Sanksionet që Bashkimi Evropian ka vënë kundër Rusisë mund të kenë efektin boomerang, deklaroi sot kryeministri hungares, Victor Orban. "Sanksionet e vëna nga Brukseli mund të kenë efekt të kundërt", deklaroi Orban gjatë një interviste për radion publike hungareze. "Brukseli duhet të kthehet mbrapsht dhe të rishikojë sanksionet kundër Moskës", theksoi ai. "Për këtë qëllim unë po kërkoj përkrahës të idesë time në gjirin e Evropës, në mënyrë që të bindim Brukselin për të rishikuar dëmet politike që shkaktojnë sanksionet", shtoi kryeministri hungarez, Victor Orban./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com











