Hungaria pritet të shtyjë prapë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Mediat hungareze publikuan më 14 mars një letër të zëvendëskryeministrit Zsolt Semjen, i cili kërkoi që seanca parlamentare e planifikuar që të mbahej më 20 mars, të shtyhet për një javë.
Si arsye, Semjen përmendi negociatat me degën ekzekutive të Bashkimit Evropian lidhur me shkeljet e supozuara të Budapestit në kërkesat e bllokut për sundim t ligjit.
Më 2 mars, Hungaria ka shtyrë këtë votim, i cili parashihej të ndodhte në fillim të muajit.
Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t'iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.
NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.
Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të vendeve nordike në aleancën ushtarake.
Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia në maj të vitit 2022 vendosën që të aplikonin për anëtarësim në NATO.
Deri më tani, Turqia ka refuzuar që të ratifikojë aplikimin e Suedisë dhe Finlandës, duke u paraqitur këtyre shteteve disa kushte. Ankaraja kundërshton kryesisht pranimin e Suedisë, pasi thot se strehon persona që i konsideron anëtarë të organizatave terroriste. Por, së fundmi Ankaraja ka sinjalizuar se është e gatshme të ratifikojë aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Situatë e tensionuar në veri të Kosovës, a duhet të tërhiqet qeveria Kurti?
-
Po
42%
-
Jo
49%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 1677
Lajme të tjera
-
Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës: Prishtina mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues
28 Maj, 16:35
-
NATO reagon për përplasjet e ditës së djeshme në veri të Kosovës: Të çtensionohet menjëherë situata
27 Maj, 10:22
-
Sfida për zgjedhjen e sekretarit të ri të NATO-s, emrat që nuk pranohen nga disa vende anëtare
26 Maj, 21:26
-
Stoltenberg: Nuk kemi në agjendë anëtarësimin e Ukrainës në NATO gjatë luftës me Rusinë
24 Maj, 17:30
-
Berisha ‘non grata’ përshëndet stërvitjen e NATO, në emër të Partisë Demokratike që nuk e drejton
23 Maj, 16:31
-
Lufta/ Moska: Një i vdekur dhe 13 të plagosur në bastisjen në Belgorod! Kreu i Wagner: Ne të rraskapitur? Kemi 10 mijë regjistrime në muaj
23 Maj, 07:11
-
‘Defender europe 2023’, ushtria shqiptare në një ekspozitë ! Turistë nga Franca dhe Kanadaja ‘prekin’ armët shqiptare
22 Maj, 17:09
-
VIDEO/ Humbi 2 herë ndjenjat gjatë ndeshjes, momente paniku për ish-mbrojtësin e Kombëtares! Me urgjencë në spital
22 Maj, 14:15
-
Nis stërvitja ‘Defender Europe’, 24 mijë trupa të NATO ‘zbarkojnë’ në Shqipëri! Rama: Jemi më lart se kurrë në respektin ndërkombëtar! SHBA: Tirana, aleatja jonë më e mirë
22 Maj, 08:16
-
Tragjedi në Suedi, 20-vjeçari shqiptar masakrohet 25 herë me thikë! I riu sapo kishte nisur punë në ndërtim
18 Maj, 15:00
-
VIDEO/ Së shpejti nis stërvitja ushtarake Defender, forcat e SHBA dhe NATO do stërviten për herë të dytë në Shqipëri
17 Maj, 10:42
-
NATO paralajmëron sërish Kinën të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën
16 Maj, 15:17