Hygea, realizohet operacioni i
rrallë në zemrën e 4-vjeçarit

Hygea, realizohet operacioni i<br />rrallë në zemrën e 4-vjeçarit
TIRANË - Realizohet me sukses në Greqi, operacioni i 4-vjeçarit Enver Gurakuqi nga Elbasani i cili vuante nga një kardiopati e lindur në zemër. Spitali privat Hygeia iu përgjigj thirrjes së prindërve te fëmijës në A1 Report duke mbuluar te gjitha shpenzimet e transportit dhe të ndërhyrjes kirurgjikale në Athinë. A1 Report ka ndjekur operacionin e kryer në spitalin grek dhe ecurinë shëndetësore të vogëlushit shqiptar.
 
Mjekët e Hygeas në Tiranë, morën masat për transportimin me heliktoper të 4-vjeçarit nga fshati i thellë Curuj, i komunës së Funarit në Elbasan ku mungon infrastruktura rrugore, në drejtim të kryeqytetit. Në Tiranë, i mituri u trajtua për disa ditë me rradhë nga mjekët e Hygeas, e më pas u bë dërgimi i tij bashkë me prindërit Petrit dhe Luljeta Gurakuqi në drejtim të Athinës.
 
 “Shumë shumë e vështirë. Jemi në tension, nuk dimë si do dalë operacioni. Ishallah të më shpëtojë djali…”, kanë qenë këto fjalët e babait përpara se të kryhej operacioni.
Operacioni i cili zgjati më shumë se 6 orë u asistua nga mjekët më të mirë të kirurgjisë së Hygeas dhe spitalit Miterra në Athinë.
 
Por kjo ndërhyrje kirurgjikale e vështirë u udhëhoq nga kirurgu i famshëm britanik për ndërlikimet në zemër, David Andersoon i rrjetit të spitaleve të njohur “GUY” në Londër. Andersoon u shpreh i kënaqur pas përfundimit të operacionit, dhe po aq të kënaqur edhe prindërit e vogëlushit shqiptar pas marrjes së lajmit të mirë
 
“Jam i kënaqur me ndërhyrjen që bëmë. Gjithçka vajti shumë mirë. Operacioni u krye me sukses dhe më shumë shpresa për fëmijën. Sigurisht ai nuk do të mund të jetë një sportiest apo atlet, por do ta gëzojë jetën. Do të luajë, do të shkojë në shkollë e do të kryejë të gjitha aktivitetet e përditshme si të gjithë fëmijët. E rëndësishme është që të trajtohet mirë pas këtij operacioni, pra kujdesi nga infeksionet dhe e gjitha terapia për të cilat ne po këshillojmë stafin dhe prindërit. Sot nuk e dimë nëse në të ardhmen do ti duhet ndonjë ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por me siguri që nuk do të jetë e nevojshme pas asaj që ne bëmë sot”, tha mjeku britanik, David Andersoon për A1 Report.  
 
“Falenderojmë spitalin “Hygea” dhe televizionin A1Report për ndihmën dhe mbështetjen e madhe falas që na dhanë. Jemi shumë të lumtur që djali është mirë dhe gëzon shëndet”, deklaruan prindërit.
 
Enveri i vogël tashmë është mirë, dhe vazhdon të mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe personelit të spitalit “Miterra” i grupit “Hygea” në Athinë. Të gjitha shpenzimet që deri tani kanë kaluar shifrën e 30 mijë eurove u morën përsipër falas nga dega e Hygeas në Tiranë e cila bashkëpunoi ngushtë për rastin me televizionin A1 Report.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'